E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karaxhic, deshmitar ne apelin e Krajishnjik

Ish-lideri i serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic, do te deshmoje te merkuren perpara nje gjykate te OKB-se, ne nje seance gjyqesore te kerkuar nga ish krahu i tij i djathte, Momcilo Krajishnjik.

Ai ka apeluar vendimin per denimin me 27 vjet burg.

Krajishnjik u cilesua fajtor nga gjykata e Hages per fushaten e spastrimit etnik, qe coi ne vrasjen e 100 mije personave dhe debimin e 2,2 milione te tjereve ne Bosnje. Sipas gjykates, Krajishnjik ishte nje figure kyce ne luften e viteve 1992-1995 ne Bosnje.

Ne apel Krajishnjik do te marre ne pyetje personalisht Karaxhicin, ne perpjekje per te treguar se roli i tij gjate luftes ishte politik dhe jo ushtarak.

Krajishnjik akuzohet per krime kunder njerezimit, persekutim, vrasje dhe debim personi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›