E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel: SHBA nuk do të braktisë Kosovën

“Nuk do të ketë tërheqje të trupave amerikane.Kjo është ide e tmerrshme. Kam biseduar për këtë çështje edhe me sekretarin Philip Gordon. Ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë”,ka deklaruar kongresmeni amerikan, Eliot Engel.
 

“Gjithnjë ka thashetheme. Gjërat do të lëvizin, por mua më është thënë se gjatë 2012-ës nuk do të ketë tërheqje të trupave nga Kosova. Nëse ndërkohë shohim trysni në këtë drejtim, unë do të angazhohem për vazhdimin e qëndrimit të trupave amerikane në Kosovë, pasi që mendoj se ato janë forcë stabilizuese dhe ndihmojnë në aspekte të ndryshme”, ka thënë Engel për mediat kosovare.Kur është fjala te referendumi i serbëve në veri të Kosovës, Engel thotë se kjo është ide absurde.
 

“Kosova është e pavarur dhe ajo ka kufij, Kosova është një shtet dhe nuk mund të tolerohen elementet kriminale të cilat po përpiqen të ndajnë Kosovën”, thotë Engel, sipas të cilit disa elemente kriminale në Beograd duan ndarjen faktike të Kosovës.
 

Kongresmeni amerikan është kundër integrimit të Serbisë duke paralelizuar situatën me atë të OKB-së, ku Serbia si anëtare, me ndihmën e Rusisë, po bllokon anëtarësimin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›