E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçovë, plagos shokun pas një sherri banal

Vetëm pak minuta më parë një i ri është plagosur me armë zjarri në lagjen “Llukan Prifti”, në Kuçovë.

Mësohet se dy të rinj, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, pas një sherri banal mes tyre, njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku mbi shokun e tij ,duke e lënë të plagosur rëndë.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq uniformat blu po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›