Sulmohet nje kishe ne Nigeri bilanci 6 te vdekur

Nje kishe ne veri-lindje te Nigerise eshte sulmuar nga persona te armatosur duke vrare te pakten gjashte persona sipas deshmise se vete priftit te kishes. Johnson Jauro tha se vrasjet ndodhen kur persona te armatosur hyne ne Kishen Jeta e thelle ne Gombe. Ai tha se ne mesin e te vrareve ishte edhe gruaja e tij. Ndersa dhjete persona te tjere u plagosen. Nigeria ka perjetuar kohet e fundit nje rritje te dhunes etnike dhe sektare. Nderkohe qe qeveria shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne disa pjese te vendit. Asnje grup nuk mori persiper sulmin por grupi islamist Boko Haram kohet e fundit ka kryer nje seri shperthimesh ne diten e Krishtlindjeve duke perfshire edhe sulmin kunder nje kishe ne kryeqytetin Abuja ku mbeten te vrare dhjetera njerez.