Engel: Serbia në BE, pasi të pajtohet me Kosovën
SHBA, 27 maj, NOA – Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, demokrat nga Nju Jorku, ka vlerësuar se arrestimi i Ratko Mlladiçit është një hap i rëndësishëm përpara dhe i pritur gjatë për Serbinë dhe ka shtuar se Mlladiçi është përgjegjës për masakrën e më se 7500 burrave e djemve boshnjakë në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Më tej, Engel, që është edhe anëtar i një Nënkomiteti të Dhomës për politikë të jashtme për Evropën, nëpërmjet një deklarate, ka theksuar se derisa arrestimi i Mlladiçit dhe ekstradimi në Hagë është një avantazh kryesor për Serbinë, ende mbetet një pengesë e madhe para se Beogradi ta vazhdoj rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë kuadër, ai thekson se derisa të mos e zgjidhë mospajtimin e saj me Kosovën e pavarur, Serbia nuk do të jetë në gjendje të hyjë në BE dhe shton se shpresoj se Serbia, një ditë, do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por ajo nuk duhet të lejohet të anëtarësohet nëse do ta bllokoj anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës.
NOA/RFE