E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, 57 operacione kundër drogës

PRISHTINË-Nga janari i këtij viti e deri tani, Policia e Kosovës ka kryer 57 operacione kundër grupeve të ndryshme kriminale të dyshuar për trafikim, posedim dhe kultivim të drogave. Në këto operacione janë arrestuar 178 persona, 99 prej të cilëve u është caktuar masa e paraburgimit.
Mësohet se në periudhën janar-maj është konfiskuar 18 kg e 499 gram heroinë; 87 kg e 218 gram marihuanë, 2 kg e 548 gram kokainë, 133 rrënjë bimë kanabis, etj.
Këto të dhëna u paraqitën sot në takimin e Grupit Ndërinstitucional për Implementimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit Kundër Drogave 2009-2012.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›