E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bllokohet qarkullimi i mjeteve të EULEX në Zubin Potok

PRISHTINË- Një grup qytetarësh serbë vazhdojnë ta bllokojnë aksin rrugor Mitrovicë – Zubin Potok, në shenjë proteste me arrestimin e një të dyshuari serb për vepra kriminale.

Mediat vendase bëjnë me dije se Policia e Kosovës njofton se rreth njëzet persona, banorë të Zubin Potokut, po përdorin makina civile për të bllokuar qarkullimin në Zubin Patok të mjeteve të EULEX.

Mësohet se protestuesit bllokojnë vetëm njërin pjesë të rrugës, ndërsa bllokimi i kalimit në këtë aks rrugor bëhet vetëm për automjetet e EULEX-it.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›