Kuçi: Arrestimi i Mlladic, veprim i vonuar
PRISHTINË- Zëvëndës kryeministri i Kosovës hajredin Kuci e ka cilësuar “veprim të vonuar” arrestimin e Ratko Mlladicit nga autoritetet serbe.
Në një intervistë për mediat kosovare Kuci ka deklaruar se me arrestimin e Mlladic vendet e ish-Jugosllavisë duhet të pendohen për veprimet e tyre.
“Megjithatë, mund të them se është një simbolikë për vendet e ish-Jugosllavisë që ta kuptojnë si një qasje të re të Republikës së Serbisë dhe një pendim për krimet që u kanë bërë të tjerëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
“Është mbizotërim i drejtësisë ndërkombëtare përballë krimeve të kryera, në këtë rast do të thosha përfaqësuesve apo eksponentëve të politikës serbe. Kjo s’ka të bëjë me integrimet evropiane, por është një obligim ndërkombëtar”, ka theksuar Kuçi.
(e.m/rel/BalkanWeb)