FRD-ja njeh zgjedhjet dhe uron fituesin. Topi: Dorëheqja e Berishës, smjafton
Tiranë- Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka deklaruar se njeh rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit e duke premtuar se partia që ai drejton do të bëjë opozitë në mbrojtje të interesave të demokratëve të thjeshtë, uroi fituesin, kolaicionin e majtë të kryesuar nga Edi Rama.
Në emër të FRD-së shpreh njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për të gjithë ata qytetarë që iu bashkuan…Urojmë fituesit e zgjedhjeve dhe i inkurarojmë të mbajnë premtimet e dhëna. Do të jemi forcë e opozitës…Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për një opozitë të re serioze të angazhuar dhe të aftë të përfaqësojë alternativën konkuruese…,-tha Topi.
Topi nga selia e FRD-së shprehu mirënjohjen e respektin- siç tha ai- për më shumë se 30 mijë qyetarëve shqiptarë që vendosen të besojnë në parimet e vlerën e FRD-së më 23 qershor.
Mbi 10 mijë qytetarë të kryeqytetit duke arritur kuotën më të lartë që ka arritur një parti jashtë koalicioneve. Votuesit e Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Fierit…etj. Rezultati i FRD-së ishte dhe mbetet një përjashtim pozitiv nga tradita e deritanishme e tranziconit…Falenderoj anëtarë e simpatizantët e të gjithë vëzhguesit…,-tha ai.
Bamir Topi deklaroi se pritshmëritë ishin më të mëdha, por tha se që në fillim ishte i vetëdijshëm për pasojat e mos rreshtimit në ndonjë nga dy koalicionet e mëdha.
Rezulati i FRD-së duhet të kishte qënë shumë më i thellë…ishim të vetëdijshëm për pasojat e hymë në garë për të ofruar më të mirën për qytetarët. Krenarë dhe e motivuar për këtë arritje…Pritshmëritë tona ishin më të mëdha… Sistemi zgjedhor se mundësoi përkthimin e votave tona në madnate parlametare. Rezultati ynë meriton një analizë të thellë brenda nesh…për të parë brenda nesh…e për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen tonë politike,-tha ai.
Topi vlerësoi dorëheqjen e Berishës nga të gjitha funksionet drejtuese në PD, por tha se nuk është i mjaftueshëm.
Sot në rrethana të reja e duke ja njohur meritat dhe të së djathtës shqiptare në emrin tim dhe FRD-së vlerësoj dorëheqjen e kreut të PD-së. E shoh si një hap pozitiv edhe pse ende të pamjaftueshëm, proces reflektimi të thellë të së djathtës shqiptare…Ajo është mbetet dhe do të mbetet një pasuri për Shqipërinë. Mijëra demokratë të ndershmë meritojnë respekt dhe falje publike…çdo tendencë për të evituar përballjen me realitetin…vonon jo vetëm rikthimin e tyre dinjtioz në vendimarrjen politike, pot edhe procesin e formësimit real të alternativës konkuruese ndja koalicionit të majtë,-tha Topi duke theksuar se FRD-ja është shtëpia e së djathtës së re.