Engel: Veriu është i Kosovës, s’ka ndarje
WASHINGTON - Kongresisti amerikan Eliot Engel deklaroi se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës janë organizuar nga grupe kriminale serbe, që synojnë ndarjen e shtetit të ri.
“KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore. Nuk ka Kosovë 90 për qind apo 10 për qind. Kosova është 100 për qind”, - theksoi Engel.
Ndërkohë, kongresisti amerikan nënvizoi se “KFOR-i dhe misionet e tjera nuk do të tolerojnë paligjshmëri në kufi dhe nuk do të tolerojnë shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë”.
(er.nu/BalkanWeb)