E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti 2012, Ahmetaj: Të merren parasysh propozimet e PS

TIRANE - Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar nen për nen, vetëm me votat e deputetëve të mazhorancës, pr/buxhetin e viti 2012.

Deputetët e Partisë Socialiste theksuan edhe njëherë qëndrimin e opozitës për pr/buxhetin e vitit të ardhshëm, duke përsëritur propozimet për disa ndryshime, që sipas tyre janë të nevojshme.

Pas mbledhjes së komisionit, i pyetur nga NEWS24, deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se PS-ja do votojë pro buxhetit, vetëm nëse merren parasysh propozimet e opozitës.

Paketa e propozimeve parashikon uljen ose heqjen e TVSH-së për disa artikuj bazë ushqimorë, heqjen e TVSH-së për ilaçet, si dhe vendosjen e tatimit progresiv.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›