E Diel, 1 Nëntor 2026

Engel: Çështja shqiptare nuk është zgjidhur përfundimisht

Kongresisti amerikan, Eliot Engel ka theksuar se Kosova nuk është Kosovë nëse nuk është e plotë me territorin e saj dhe sipas tij KFOR-i duhet të ndërmerr masa për të larguar barrikadat e krijuara nga grupe kriminale në veri të vendit.
 

Ai tha se çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur përfundimisht, dhe këtu përmendi ngjarjet në veri të Kosovës, sipas të cilit janë shkaktuar nga institucione e grupe ilegale.
 

Këto komente, ai i bëri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve që komuna e Menhetenit i ndau për personalitete të njohura amerikano-shqiptare.
 

Në mesin e të shpërblyerve ishin kongresisti amerikan Eliot Engel, regjisori i njohur botëror me prejardhje shqiptare, Sten Dragoti, valltari i njohur Toni Dovolani dhe personalitete tjera të njohura.
 

Me këtë rast presidenti i Menhetenit, Skot Stringer, i dorëzoi ministrit të Diasporës së Kosovës, Ibrahim Makolli deklaratën për motërzimin e komunës së Menhetenit me komunën e Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›