E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engel përshëndet Shqipërinë për NATO-n

Ligjvenesi Eliot Engel ka pergezuar Shqiperine per arritjet qe po kurorezohen me anetaresimin e vendit ne NATO. "I dërgoj përshëndetjet më të ngrohta popullit të Shqipërisë që meriton te jete mes shteteve demokratike të NATO-s" 

UASHINGTON-Ligjvënësi amerikan Elliot Engel, një nga mbështetësit më të fuqishëm të çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan, përshëndeti Shqipërinë për anëtarësimin në NATO.

"I dërgoj përshëndetjet më të ngrohta popullit të Shqipërisë ndërkohë që vendi tij zë vendin që meriton mes shteteve demokratike anëtare të NATO-s. Vetëm 20 vjet më parë, askush nuk mund të parashikonte se Shqipëria, një nga vendet më të mbyllura të Evropës, do të bëhej anëtare e Aleancës së Atlantikut Verior. Kjo është një ditë e madhe për shqiptarët kudo qofshin dhe një tjetër hap përpara për sigurinë në Evropë”, tha Engel ne një deklaratë dedikuar këtij eventi.

Për Engel, Shqipëria, duke çuar trupa të Irak, Afganistan dhe Bosnje ka marrë përgjegjësi si partnere aktive dhe serioze në Evropë. “Për më tepër, anëtarësimi i saj në NATO dëshmon kontributin pozitiv të Shqipërisë për sigurinë"- thuhet në deklaratën e zotit Engel.

(d.b/VOA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›