E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama: Samiti në Londër, historik për nga arritjet

 

LONDER- Menjëherë pas marrëveshjes së arritur në Londër nga udhëheqësit e vendeve të grupit të 20 vendeve më të zhvilluara të botës, presidenti mmerikan Barak Obama ka deklaruar se samiti i sotëm ishte një pikë kthese në përpjekjet tona për të ringjallur ekonominë, dhe për të bërë përpara në reformimin e sistemit të dështuar rregullator.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Samiti i G20-ës në Londër ishte historik për nga arritjet, për shkak të sasisë dhe përmbajtjes së sfidave me të cilat përballen vendet anëtare të G20-ës dhe për reagimin e menjëhershëm të tyre, deklaroi presidenti amerikan. (e.n/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›