E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Librazhd, humbin jetën 2 të rinj

Dy të rinj kanë humbur jetën mbrëmë tragjikisht në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Librazhd– Prrenjas. Kalimtarët e rastit kanë parë sot në mëngjes aksidentin dhe kanë njoftuar policinë. 

LIBRAZHD-Një aksident me pasojë vdekjen e dy të rinjve ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në aksin rrugor Librazhd – Prrenjas.

Burime të policisë locale bëjnë të ditur se “ dy të rinjtë Artan Hidri 25 vjec si edhe Ermir Bregu 20 vjec që të dy me banim në qytetin e Prrenjasit kanë qenë duke udhëtuar me një ciklomotor dhe si pasojë e humbjes së kontrollit kanë rënë nga një lartësi prej dhjetë metra poshtë trasesë hekurudhore tek vendi i quajtur lokali i Sollakut.

Mësohet se ato janë parë rastësisht sot në mëngjes nga kalimtarë të rastit të cilët kanë lajmëruar policinë. Grupi hetimor i ndodhur në vendin e ngjarjes po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit me pasojë vdekjen e dy të rinjve. Paraprakisht mendohet se shkak mund të ketë qenë humbja e kontrollit dhe dalja nga rruga.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›