E Shtunë, 31 Tetor 2026

Engell: Nuk ka ndarje te Kosoves

Kongresmeni amerikan, Eliot Engell, deklaron se nuk mund te kete ndarje te Kosoves dhe se cdo ide per kete hap paraqet rrezik per stabilitetin e rajonit.

Ne nje interviste per Radio Kosoven, Engell theksoi se rreziku per ndarje ekziston sepse serbet ne Beograd jane duke shpresuar por edhe punuar për të krijuar probleme që ndërlidhen me çështje ndëretnike, protesta dhe forma të ndryshme, për t’i përdorur si argument pastaj se nuk ka rrugëdalje tjetër përveç ndarjes.

"Mendoj se nuk do të ketë ndarje sepse autoritete në Kosovë janë duke punuar rreth asaj që të mos ketë incidente ndëretnike, ose të paktën ato po mbahen në minimum. Nëse filloni me ndarje në Ballkan, atëherë nuk ka të ndalur. Pra për këtë nuk mund të ketë ndarje, nuk mund të ndryshohen kufijtë sepse është rrezik. Ne duhet të sigurohemi që Kosova është e plotë dhe sovrane e jo e ndarë, duke garantuar të drejta për të gjithë qytetarët e saj", tha Engell.

Kongresmeni vleresoi punen e autoriteteve te Kosoves, ndersa theksoi se shume pune duhet bere ne te ardhmen.

Engell kerkoi edhe integrimin e plote te serbeve te veriut, pasi keshtu do te kishte nje bashkejetese me te mire nderetnike.
Kongresmeni theksoi se serbet jane nen presionin e Beogradit per te mos kryer asnje lloj bashkepunimi.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›