E Shtunë, 31 Tetor 2026

2009, viti i sfidave per Kosoven

Shteti i Kosoves festoi te parin vit te ri ne pavaresi. Ndersa 2008 solli pavaresine, viti qe sapo hyri do ta perballe Kosoven me disa sfida te rendeshme.

Njohja e pavaresise, zgjidhja e ceshtjes se veriut te vendit, anetaresimi ne organizatat e ndryshme nderkombetare jane disa nga ceshtjet kyce qe duhet te zgjidhe qeveria e Kosoves.

2008 do te jete viti i proves se ndertimit te shtetit te ri me institucione normale. Barrierat jane te medha ne te gjitha fushat, por guri i proves mbetet veriu, shtrirja e pushtetit te institucioneve ne kete zone per momentin duket i pamundur.

Diplomacia mori me shume kritika ne 2008. Kosoves i duhen njohje te tjera, ndertimi i nje rrjeti diplomatik ne bote eshte sfide, po keshtu edhe bindja e vendeve te tjera te njohin shtetin e ri dhe perballja me diplomacine serbe.

Anetaresimi ne organizatat nderkombetare eshte nje tjeter sfide. Hyrja ne OKB duket enderr e larget, me prane jane BB dhe FMN, por objektiv eshte edhe sherbimi inteligjent, forca e sigurise dhe decentralizimi, qe pritet te shoqerohet me pakenaqesi, pasi eshte parashikuar krijimi i 6 komunave te reja serbe.

Ekonomia kosovare ka plage te medha, papunesia kap nivelin 40 perqind, ndersa kete vit nuk priten investime te medha te huaja.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›