Trupat e KFOR-it mund të reduktohen

Trupat e KFOR-it mund të reduktohen dhe një deklarate mbi lëvizjen e mundshme e jep komandanti i kontigjentit gjerman Harald Fugger, në një intervistë për agjencinë e lajmeve DPA. "Pavarësisht incidenteve të vogla që ndodhin në veri të Kosovës, asnjë ngjarje nuk rrezikon seriozisht paqen", u shpreh gjenerali.Sipas tij, situata është e qetë, por gjithsesi një pjesë e trupave duhet të mbetet në Kosovë. Vendimin për reduktimin e KFOR-it mund ta marrin politikanët e vendeve të NATO-s.