E Diel, 1 Nëntor 2026

Engjejt ngjiten lart ne qiell djalli mbetet ne toke

Hapa rastesisht televizorin tek stacioni News 24. Ky stacion mban kete emer e te duket sikur u mbaruan fjalet e gjuhes shqipe apo sikur shesim mend se dime ca anglisht. Ne emisionin e drekes Me zemer te hapur merrte pjese ai burri i cili u be shkaktar per tragjedine e Sukthit ku humben jeten kater vogelushet dhe tani me ne fund u kujtua per rolin e babait. Me sa kuptova ai burri fajesonte ish-gruan se nuk u kujdes ashtu sic duhej per femijet e saj. Pasi degjova disa fjalira nga drejtuesja psikologia dhe avokati une rrembeva telefonin per te dhene mendimin tim. Njera nga ato vajzat qe nuk e dinte fare perse behej fjale ne emisionin perkates apo e porositur me pyeti Me ke je ti Jam me Zanen... - thashe. Nuk ka kohe... - tha. - Po mbaron emisioni. Edhe kur telefonova per se dyti ndonese tregova emrin tim serish nuk me lejuan te flisja.

Sec pata nje pershtypje sikur gjithcka ishte e kurdisur. Ai burre vinte aty ne ate emision per te lare duart per te shpetuar veten nga mekatet por nuk besoj se ndien ndonje peshe faji perderisa mundohet tia hedhe te gjitha ish-gruas duke rrokullisur gure e balte permbi te. Dhe mendimi menjehere me shkoi tek ajo gruaja e bukur iraniane qe e kemi pare ne lajmet televizive per te cilen eshte marre vendim gjykate per ta vrare me gure.

E dashur Suzana te kam pare vetem disa caste ne televizor por une jam me ty. Nuk ka fjale ne asnje gjuhe te botes qe te te ngushelloj per gjemen qe te ka rene mbi koke por ti me e pambrojtura nga askushi u detyrove te mbeshtillje me dashurine e nenes kater femijet e tu. Une te kuptoj fare mire kam rritur edhe une nje femije ne nje kasolle si jotja diku aty afer Sukthit. Pastaj u ndava nga bashkeshorti jo per shkak te dhunes sic te ndodhi ty. Te kuptoj fare mire ty sepse je shqiptare je bashkekombesja ime dhe per nga mosha mund te ishe ime bije. Ti ishe e detyruar tmerresisht e detyruar pa asnje rrugedalje qe te punoje dhe te beje ate pune e cila nuk i pelqen atij ishit tend. Edhe sikur ti te prostituoje do te ishe shume me e nderuar nga te tjerat sepse do te shisje trupin tend per te ushqyer femijet e tu. Dhe kjo me kujton zogun e bardhe liqenor me emrin nosit ai can gjoksin per te ushqyer me gjakun e tij zogjte e uritur Se vijne-urtuar zoqte-e mi / Dhu jap ushqim me dashuri- / Nje dashuri per llaftari. Me kujtohet se ne Bibel shkruhet per ata burra qe e gjykojne keq e perflasin dhe e perbuzin Maria Magdalenen ndersa Krishti u thote se kunder saj duhet ta hedhe gurin i pari ai burre qe nuk ka mekatuar kurre. Askush nuk ngriti doren. Vetem se ne keto kohe moderne ne kemi harruar te arsyetojme si qenie njerezore.

Degjova se Henri Cili te ofroi nje strehe. Mire beri. Nuk duhet te harrojme se para se gjithash jemi njerez.

Po ku jane keto OJQ-te dhe OJF-te a si quhen qe nuk te ofrojne nje mbrojtje Ti ende je e rrezikuar prej atij fare burrit une e pashe rrezikun tek veshtrimi i eger i syve te tij dhe tek menyra se si kerkon te dale i lare nga tere kjo tragjedi. Nga ana tjeter si mund te harroj kenaqesine cinizmin ligesine e gazetaruceve tek te intervistonin ne diten e tmerrshme duke pandehur se po benin scoop ndersa ti ndodheshe ne jerm gjysme e vdekur nga fatkeqesia. Ai ishi duhet te dale i fituar te ta hedhe ty fajin sepse e tille eshte shoqeria jone maskiliste qe u jep te drejta vetem burrave qe perdhunojne femra vjedhin banka mashtrojne neper biznese e te tjera. Ende nuk jane mbushur dyzete dite nga ikja e vocerrakeve te tu nga jeta e sipas gjasave e te te gjitha feve shpirtrat e tyre ende fluturojne rrotull nesh jane me ne ketu ne toke e ai burre guxon te kerkoje pa pike turpi mbrojtje nga shteti. Cfare kerkon ai nga shteti shqiptar Perse nuk e kerkoi ndihmen me pare aq me shume se e dinte si jetonin ata femije. Dhe kush kerkon ai qe nuk u kujdes kurre per femijet e vet Ai me siguri kerkon nje tjeter grua ta kete prone qe ta dhunoje te pjelle ca kalamaj te tjere dhe pastaj ti masakroje.

Shkrimtare

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›