Perspektivat e zhvillimit ekonomik te Kosoves

Zhvillimi ekonomik investimet e jashtme dhe ndertimi i infrastruktures jane shtyllat e ndertimit te shtetit te ri te Kosoves. Ajo qe mungon me se shumti eshte nje strategji e mirefillte e shtrirjes zhvillimit dhe gjetja e perparesive te ekonomise. Cilat jane deget ekonomike qe duhet te zhvillohen Cilat jane mallrat qe mund te prodhoje shteti i ri
Sa do te kete sukses ti plasoje keto mallra jashte vendit ne nje konkurrence aq te forte te Perendimit te zhvilluar dhe te konsumatorit te llastuar perendimor Si do te depertojne mallrat e Kosoves ne BE permes ndermjetesve-tregtareve apo duhet te prese pranimin ne Bashkimin Evropian qe eshte fati i shtetit te ri sepse po nuk u pranua do te jete shtet i izoluar dhe i humbur Jane edhe nje varg i pyetjeve te cilat duhet tia shtrojne dhe duhet te bejne politikat ekonomike institucionet e Kosoves zyrtare dhe jozyrtare institutet e ndryshme dhe firmat e fuqishme.
Eumlshte veshtire te kapet hapi me kohen dhe te krijohet shprehia per prodhimin e mallrave cilesore pas nje periudhe te gjate te te jetuarit ne mendesine e nje vendi ish-socialist e ndrydhjes kolonialiste dhe pas daljes nga nje lufte rrenuese.
A do te perqendrohet ekonomia e Kosoves ne te ardhmen e afert ne prodhimin e mallrave te cilesise me te dobet e te cmimeve te kapshme per konsumatoret e shtreses se varfer dhe asaj te mesme pervoja kineze apo do te perpiqet te konkurroje me cilesine e standardizuar A do te arrije shteti i ri dhe i pavarur te behet vend ku mund te hapen filialet e fabrikave te njohura apo te bizneseve po aq me ze duke pasur parasysh afrine qe e kemi me Perendimin vetem disa qindra kilometra vije ajrore. Edhe afria tokesore e detare eshte perparesi e madhe ndersa fuqia e lire punetore mjaft e specializuar mund te jete shume joshese per investuesit italiane e gjermane bie fjala.
Struktura e re e popullates me nje pergatitje te mire arsimore e profesionale eshte perparesi e mire krahas pasurive te shumta nentokesore dhe rrjetit te mire te rrugeve qe mund te behet shume shpejt me jo shume investime meqe Kosova eshte rrafshine dhe nuk ka nevoje per tunele qe kerkojne investime te medha.
Lidhja me rrugen Qafe-Morine ndash Durres eshte nje mundesi e madhe e cila ende nuk eshte shfrytezuar por qe hap perspektiva te medha per ekonomine e Kosoves por edhe per ekonomine shqiptare. Kosova mund te behet qender tranzicioni ne mes te Perendimit dhe te Lindjes dhe kjo pozite strategjike per here te pare mund te shfrytezohet per te mire te shtetit sepse ne te kaluaren vetem fatkeqesi i solli popullates te qenit ure ne mes te Lindjes dhe te Perendimit.
Kosova doli nga lufta me nje ekonomi te rrenuar fond bujqesor te plackitur e te pakte dhe me ekonomi shtepiake ne pjesen me te madhe te pergjysmuar. Faza e pare e emergjences dhe faza e dyte e rindertimit ne pjesen me te madhe eshte kaluar keshtu qe pason faza e trete e zhvillimit. Biznesi privat u perqendrua ne ndermarrjet e vogla dhe ato te mesme te cilat ne fillimin e punes se vet paten bilance te lakmueshme.
Per emergjence dhe per zhvillimin e ekonomise Kosova mori ndihma materiale dhe teknike nga disa organizata nderkombetare. Ne fillim nga Organizata Boterore e Ushqimit FAO pastaj nga Banka Boterore USAID Agjencia Evropiane per Rindertim tash Komisioni Evropian ndersa ndihme te konsiderueshme me pjesemarrje ne projekte dhane UNDP GTZ e Gjermanise SIDA e Suedise SIDA e Kanadase qeveria e Luksemburgut qeveria e Norvegjise etj.
Ne fazen e tashme pra ne fazen e trete mendohet te behen pergatitjet apo pershtatjet e legjislacionit me standardet evropiane dhe plotesimit te tyre para hyrjes ne BE. Kryesisht metohen investime te drejtperdrejta kapitale ne ndertimin e kapaciteteve prodhuese te bujqesise duke perfshire te gjitha deget pemetari perimtari blegtori sektorin qumeshtor mishit etj.
Bashkimi Evropian - donatori me i madh ne Kosove
Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian jane duke luajtur rol te rendesishem ne Kosove. BE-ja eshte donatori me i madh i shtetit te ri. Agjencia Evropiane per Rindertim menaxhoi fondin prej 1.1 miliarde eurosh ne projekte dhe ne programe te ndryshme. Ne raportin e kesaj agjencie thuhet se ne qershor te vitit 2006 Agjencia ka kontraktuar rreth 1 miliard euro te donacioneve te BE-se per Kosoven. Vetem ne vitin 2005 Agjencia ka menaxhuar 77 milione euro te fondeve te asistences se Komisionit Evropian per Kosoven. AER-i fillimisht perqendroi asistencen e tij ne rehabilitimin dhe riparimin e infrastruktures kyc dhe te sherbimeve publike. Ai u perqendrua ne energjetike KEK-u mori investimet me te medha strehim transport dhe furnizimin me uje. U mbeshtet zhvillimi i ndermarrjeve bujqesia shendetesia dhe ndertimi i institucioneve.
Fondet e akorduara per Kosoven per periudhen 2007-2010
2007
2008
2009
2010
2011
2012
Total
68.3
184.7
106.1
67.3
68.7
70.0
565.1
Te implementuara nga Zyra Nderlidhese e KE
62.0
147.7
106.1
Te implementuara nga Drejtoria per Zgjerim
6.3
37
Nderkaq ne planin nderkombetar Kosova pati edhe disa depertime shpresedhenese ne fondet e fuqishme. Kosova u be anetare me te drejta te plota ne Fondin Monetar Nderkombetar dhe te Bankes Boterore ne qershor te vitit 2009. Kosova merr pjese ne Procesin e Stabilizimit dhe te Asocimit. Ne shkurt te vitit 2009 Parlamenti Evropian nxori nje rezolute permes se ciles shprehu perkushtimin e BE-se per te luajtur rol udheheqes ne sigurimin e stabilitetit te Kosoves te Ballkanit Perendimor si teresi dhe ritheksoi gatishmerine per mbeshtetjen e zhvillimit ekonomik dhe politik te Kosoves duke i ofruar perspektive te qarte per anetaresim ne BE.
Sipas ketij raporti Kosova vazhdon te perfitoje nga Instrumenti i Paraanetaresimit IPA Asistenca Mikrofinanciare Asistenca e Komunitetit per Rindertim Zhvillim dhe Stabilitet etj. Perafersisht 500 milione euro jane dhene per Kosoven nder vite permes IPA-se.
Rritja reale e bruto prodhimit vjetor ne vitin 2008 ka qene 5.4 krahasuar me 5.0 sa ishte ne vitin 2007. Ne vitin 2007 dinamizmi i sektorit privat ishte burimi kryesor i zhvillimit ekonomik aktivitetet ekonomike ne vitin 2008 dhe gjysmen e pare te vitit 2009 jane udhehequr ne mase te madhe me rritjen e shpenzimeve te kapitalit publik Stabiliteti Makroekonomik.
Sipas te dhenave te Entit Statistikor te Kosoves qe i referohet dokumenti i Brukselit ne vitin 2008 eksportet e mallrave jane rritur per 20.2 eksporti eshte bazuar ne metale baze dhe ne produktet e metaleve baze.
Shenimet e te dhenave qe jane publikuar kohe pas kohe tregojne se papunesia e regjistruar ne vitin 2009 eshte 45. Shifrat gjithhere merren me rezerva nga ekspertet sepse nje pjese e atyre te cilet paraqiten te papune jane te punesuar ne ekonomine e vogel te katundit dyqanet e vogla ne qytet apo ne biznese te tjera pra ne ekonomi te vogla ku nje pjese te punetoreve punedhenesit nuk i paraqesin. Po ashtu nje pjese e atyre qe mund te jene te papune nuk paraqiten ne Entin e Punesimit sepse nuk besojne se do te gjejne pune. Per kategorine e trete kryesisht me te moshuarve jane te paraqitur ne Entin e Punesimit mirepo kete e bejne qe te marrin ndihma sociale e jo qe duan te punojne apo qe jane te afte per pune.
Thuhet se rreth 30.000 te rinj cdo vit dalin ne tregun e punes pra qe jane te afte te punojne mirepo ne mungese te nje zhvillimi te duhur e harmonik shume prej tyre e kerkojne fatin jashte vendit ne menyre ilegale apo me udhetime turistike. Sipas vleresimit te Fondit Monetar Nderkombetar nga nentori i vitit te kaluar GDP bruto produkti vendes i Kosoves prej 1.9 miliarde euro ne vitin 2005 do te duhej te rritej nominalisht rreth 5. Nderkaq ne muajin maj te ketij viti FMN vlereson GDP ne lartesi prej 2.4 miliarde eurosh dhe e vlereson ngadalesimin e rritjes ne nje shkalle prej 05 krahasuar me vitin 2004.
Kosova ka statusin preferencial te Shteteve te Bashkuara te Amerikes te caktuar nga Xhorxh Bushi. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane intensifikuar edhe me tej marredheniet bilaterale me Republiken e Kosoves dhe ne kuader te zhvillimit te tyre ne fushen ekonomike prej dje i kane njohur statusin e shtetit ne radhen e vendevenga te cilat mund te importohen mallra pa taksa doganore. Kjo eshte bere publike ne nje leter qe presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Xhorxh Bush u ka derguar lidereve te te dy dhomave te Kongresit Dhomes se Perfaqesuesve dhe asaj te Senatit.
Kosova duhet te jete e pergatitur per nje periudhe teper te veshtire duke punuar me ritmin e nje gare te vertete per tu bere pjese e BE-se para se Beogradi ta caktoje statusin e saj ne rast se pranohet ne radhet e Bashkimit Evropian me pare - thote per Zerin e Amerikes Daniel Server drejtor i Institutit Amerikan te Paqes.
Kur shfletohen te dhenat e agjencive te ndryshme ato duken inkurajuese. Vetem ne periudhen 2001-2006 Kosova ka terhequr investime ne vlere prej afro 650 milione eurosh kryesisht te hyra permes procesit te privatizimit. Nderkaq vetem gjate vitit 2007 Kosova ka pasur nje ngritje te te hyrave te drejtperdrejta prej rreth 40 me shume ne krahasim me tere periudhen 2001-1006.
Se zhvillimi ekonomik dhe shpejtimi i rregullimit te infrastruktures ligjore e te gatishmerise per investime ka rendesi jetike deshmon edhe fjala e ish-emisarit amerikan per Ballkanin Ricard Hollbruk ne Kuvendin e Kosoves me 9 shtator 2008. Kosova ka arritur te fitoje njohjen e vendeve me te fuqishme ne bote dhe per kete arsye sugjeroi Qeverine dhe institucionet te perqendrohen me shume ne zhvillimin ekonomik te vendit.Kerkoj nga ju qe te perqendroheni ne gjendjen tuaj ekonomike. Ju jeni ne nje situate shume te ndjeshme ekonomike te cenueshme dhe kundershtaret tuaj presin qe ju te dobesoheni ekonomikisht. Ata nuk do te mund tju prekin nga aspekti politik sepse jeni nje vend i pavarur per here te pare ne historine tuaj dhe kjo nuk kthehet mbrapa nuk zhbehet me. Mirepo ekonomia juaj eshte e brishte - tha Hollbruk. Ambasadori Hollbruk vecoi burimet e medha natyrore te Kosoves te cilat nuk jane te shfrytezueshme pastaj nevojen e krijimit te vendeve te punes e forma te tjera te nxitjes ekonomike. Nderkaq integrimi ne Bashkimin Evropian ka rendesi paresore per zhvillimin ekonomik. Situata ne Kosove shihet krejtesisht ndryshe sepse popullata e ketushme sipas shume anketave ishte me e gatshme dhe me e vullnetshme te inkuadrohet ne Bashkimin Evropian sesa te gjitha ish-shtetet e Lindjes qe u pranuan. Por ishte shteti me i rrenuar i rajonit dhe sipas statistikave shteti me i varfer. Mu per kete arsye qeveritaret e tashem dhe biznesmenet e mirefillte duhet te angazhohen me te gjitha forcat ne menyre qe ta bejne te gatshem terrenin per investime te jashtme. Per ta pergatitur terrenin pra per ta bere Kosoven interesante per kapitalistet e jashtem duhet qe tu ofrohen kushtet e fitimit te mos kete korrupsion te mos kete krim te organizuar dhe kaos.
Per ta penguar varferine per tiu shmangur tronditjeve sociale te cilat sipas dinamikes se tashme te zhvillimit nuk jane te largeta qe mund te fillojne pastaj ne menyre zinxhirore eshte mire qe te fusim kapitalin e jashtem dhe kapitalin e njerezve tane te diaspores. Deri tash jane bere perpjekje te vogla qe te ofrohen kushte te mira per njerezit e suksesshem te biznesit ne diaspore ndersa thuhet se ka mjaft njerez te ketille. Sipas te dhenave te viteve te nentedhjeta vetem ne Zvicer jetonin mbi 180 mije shqiptare te Kosoves pjesa me e madhe e tyre me status te rregulluar.
Ne Gjermani kur u takuan presidenti Ibrahim Rugova dhe ministri i Jashtem gjerman Klaus Kinkel me 1995 mediat gjermane shkruanin se ne Gjermani jetojne 400 mije shqiptare te Kosoves. Pergjithesisht ne Perendim supozohet se jetojne gati nje milion shqiptare te Kosoves te cilet me nje politike te shendoshe te qeverise se Kosoves dhe me nje program enkas per ta do te duhej ta gjenin vendin e tyre ne vendlindje ashtu sikurse kane bere spanjollet apo portugezet pas bumit ekonomik te shteteve te tyre keshtu qe u kthyen ne vendlindje me kapital duke e ngjallur ekonomine e vogel dhe ate te mesme. Diaspora kroate e mbeshteti ekonomine kroate dhe i dha nje shtytje te fuqishme duke e bere nder me te fuqishmet ne rajon pas rrenimeve te medha te luftes.
Ne SHBA po ashtu ka shqiptare - biznesmene te suksesshem te cilet kane bere disa percapje qe te investojne ne Kosove mirepo as per ata as per te tjeret nga Evropa Perendimore nuk u tha asnjehere pse u zmbrapsen per shkak te korrupsionit ndonje shantazhi qeveritar te grupeve te presionit reketit apo jane arsyet e tjera. Mbase jane te gjitha se bashku. Edhe gjate privatizimit te pasurise se shtetit ne kohen e administrimit te UNMIK-ut por edhe me vone u tha se pasuria eshte shitur me nje cmim ekonomikisht te paarsyeshem pra cmime te uleta ndersa ne treg jashte tendereve ato pasuri do te shiteshin dhjete here me shtrenjte. Pati dyshime per kete privatizim ne menyren se si u be mirepo ishte nje nxitim qe arsyetohej se behej per fillimin e investimeve te jashtme qe nuk doli ashtu sic pritej.
Nje pjese e madhe e asaj pasurie u ble nga vendesit te cilet duket se e shkrine gjithe kapitalin ne vleren e asaj prone mirepo me vone nuk paten mundesi te bejne investime shtese te angazhojne fuqi te reja pune keshtu qe shume nga punetorite apo fabrikat nuk u aktivizuan apo edhe ato qe u aktivizuan u vune ne veprim me kapacitet te pergjysmuar. Nje pjese jo e vogel e kapitalit te investuar gjate privatizimit mbeti kapital i vdekur qe pret te ngjallet. Me fjale te tjera nje pjese e atyre qe i privatizuan pronat e shtetit presin investuesit e huaj qe te nxjerrin ate qe e dhane me ndonje fitim te mundshem. Ndersa shume punetore mbeten ne rruge sepse ekonomia e tregut i flaku nga puna. Sidomos kombinatet e medha industriale mbeten gati rrenoja ndersa pasuria e tyre u zhvleresua deri ne absurd.
Problemet sociale jane grumbulluar gjate dhjetevjeteshit te administrimit te UNMK-ut dhe pas nderprerjes se ndihmave nga shoqatat te ndryshme kombetare e nderkombetare sepse solidariteti ka rene ne menyre te ndjeshme. Papunesia vetem sa po rritet me rrezik te shperthimit te pakontrolluar nese dalin ne siperfaqe forca qe do te cytnin ose kanalizonin pakenaqesite e punetoreve te papune apo te atyre te cilet jane me te ardhura te vogla me te cilat nuk i mbulojne shpenzimet e jetes.
Nje qeveri funksionale me te gjithe mekanizmat eshte me se e domosdoshme sesa nje qeveri zjarrfikese qe do te merrej me shuarjen e trazirave sociale dhe te pakenaqesive te profesioneve te caktuara sepse qysh tash pati demonstrime te punetoreve shendetesore pati manifestime te policeve paralajmerime te pakenaqesise se arsimtareve me rrogat e uleta jane ne kanalizim e siper edhe strukturat e tjera sociale kurse ajo qe eshte me shqetesuese eshte armata e te papuneve qe llogaritet te jete diku rreth 50 per qind e popullates se afte per pune.
Pa ekonomi nuk ka shtet
Puna e pare pas luftes se forte diplomatike eshte perpjekja e madhe per ti bindur donatoret e fuqishem boterore per investime kapitale per kapital te fresket per ndertimin e fabrikave te ndryshme dhe per investime te tjera. Kosova eshte shteti me i varfer ne rajon. Por me nje menaxhim te mire te burimeve natyrore dhe te ofertave speciale mund te ndertohet nje ekonomi e shendoshe dhe mund te zbutet papunesia e cila tash eshte ne shkalle shqetesuese.
Per ti bindur te tjeret ne rend te pare administrata e tashme duhet te krijoje rregull e siguri. E dyta duhet ta luftojne me te gjitha menyrat krimin e organizuar qe do te jete veshtire me shkallen e tashme te korrupsionit ne administraten shteterore. Nderkaq me ekonomine e reketit si baze e tere ekonomise se Kosoves askush nuk do te investoje nese nuk ndryshohet gjendja. E treta duhet te luftohet korrupsioni ne administraten shteterore qe eshte ne shkalle alarmante dhe qe do ta pengoje cdo depertim te investimeve te huaja sepse asnje kapitalist nuk deshiron te rrezikoje te investoje duke dhene se pari para nen dore kur e di se neser qeveritari tjeter qe do te vije do te kerkoje hisen e vet ashtu sikurse pararendesi. E katerta duhet te krijohet nje administrate te cilen nuk e kemi e shpejte efikase e ndershme dhe institucionalisht e vetedijshme se po i vonoi procedurat administrative ne dhenien e koncesioneve ne rregullimin e infrastruktures se nevojshme per investime kapitale e vonon Kosoven dhe shqiptaret si komb per te hyre ne Bashkimin Evropian dhe per tu inkuadruar edhe ne institucionet e tjera nderkombetare shume te rendesishme per te ardhmen e shtetit tone te ri.
Institucionet e Kosoves nuk kane projekte kapitale nuk kane program ekonomik kombetar dhe nuk kane ide e vizione se si duhet te behet kjo. Por dikush duhet tu ndihmoje dhe tu beje presion qe ti bejne. Natyrisht kete nuk mund ta bejne ekspertet e rastit e te castit por ekipe te tera.
Raportet e ndryshme flasin per burimet te naftes thengjillit xehe te llojllojshme ndersa kane bere verejtje se shteti nuk ka plane strategjike per hulumtimin dhe shfrytezimin e ketyre burimeve energjetike.
Njohes te ceshtjeve ekonomike dhe hulumtues nga shoqeria civile numerojne nje varg faktoresh se pse Kosova radhitet nder vendet me shkallen me te ulet ne rajon per thithjen e investimeve te huaja. Nder shkaktaret permendet shkalla e larte e korrupsionit por edhe mungesa e vazhdueshme e energjise elektrike dhe infrastruktura e dobet rrugore. Korrupsioni ne Kosove i frikeson investuesit e huaj ndersa nder ngurrimet e te huajve qe te mos investojne apo te presin zhvillimin e gjerave eshte edhe mosfunksionimi i ligjit. Kur flitet per sundimin e ligjit kjo automatikisht nderlidhet me funksionimin e gjykatave thone ekspertet. Ne kete pike Kosova eshte kritikuar ashper nga Komisioni Evropian ne raportin e progresit per Kosoven ku sistemi i drejtesise ka marre noten me te ulet.