Pranvera erdhi! Diell dhe temperatura të ngrohta në vazhdim

TIRANË-Dhe Pranvera erdhi, zhvishni palltot dhe cizmet! Temperatura të ngrohta dhe dielli do të shkëlqejë këtë fundjavë dhe javën në vazhdim duke i dhënë fund reshjeve të shiut e vranësirave që prej 1 muaji e gjysëm përfshinë vendin.
Temperaturat do të shënojnë maksimalisht 22-22 gradë Celsius, ndërsa më të ulëtat 10 deri në 13 Gradë Celsius.
Meqënëse jemi dhe fundjavë dhe në zonat bregdetare është një mot i shkëlqyer për të kaluar ditët e pushimit.
DURRËS: MOT I QËNDRUESHËM DHE DET I QETË
Moti i kthjellët dhe deti i qetë do të karakterizojnë sot situatën meteorologjike ne rajonin detar të Durrësit, bënë të ditur për burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave edhe kushtet detare do të jenë shumë të mira.
Dy tragetet me udhëtarë dhe automjete që lundruan natën e kaluar nga Bari (Itali) drejt qytetit bregdetar janë ankoruar në kalatat portuale. Ndërkaq kushtet detare janë të mira dhe deti ka forcë 2 brenda gjirit të Durrësit.
Era sot do të vijojë me drejtim kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale 11 km në orë gjatë orëve të mesditës. Temperaturat e ajrit do të variojnë sot nga 8 deri në 20 gradë Celcius, duke ruajtur të njëjtat vlera me ditën e premte, vijuan burimet.
Në kalatat e portit detar vazhdon normalisht përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë, ndërsa një grup motopeshkatoresh të sektorit të Durrësit janë nisur në gjueti në zonën nga grykëderdhja e Bunës në veri deri në Seman, u shprehën burimet e kapitenerisë.
VLORE, MOT I KTHJELLËT, TEMPERATURAT NË RRITJE
Prej tre ditësh, kushtet meteorologjike në gjirin detar të Vlorës janë përmirësuar ndjeshëm.
Edhe mëngjesi sot ka nisur me diell dhe kështu do të jetë e gjithë dita. Moti parashikohet të jetë i kthjellët, alternuar me vranësira të pakta, ndërkohë që vlerat e temperaturave do të shënojnë rritje krahasuar me një ditë më parë.
Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur se, era do të fryjë e lehtë në drejtimin nga kuadrati Jug-Jugperëndim, me shpejtësi nga 2-4 deri në 4-6 m/sek në afërsi të bregut të detit.
Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 20-22 gradë celsius dhe ato minimale nga 13-15 gradë Celsius. Valëzimi në hapësirën detare brenda gjirit të Vlorës parashikohet të arrijë 1-2 ballë dhe në det të hapur 3-4 ballë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Parashikimi i motit per diten e sotme dhe javen ne vijim