E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enigma e 14 gezhojave te tjera ne oborrin e Kryeministrise

Garda i dorezon prokurorise edhe 25 arme MP-5 te kalibrit 9 mm


TIRAN- Kur kane kaluar 40 dite nga demonstrata e 21 janarit drejtuesit e Gardes se Republikes vendosen ti vene ne dispozicion prokurorise edhe 25 arme te tjera te llojit MP-5 qe efektivet e Gardes kishin ne perdorim diten e demonstrates.


Dorezimi i ketyre armeve te kalibrit 9 mm eshte bere pas kerkeses se vazhdueshme te grupit hetimor te cilet qe me date 22 janar kane kerkuar qe Garda ti ve ne dispozicion te laboratorit te Policise Shkencore te gjithe armet e llojit MP-5 qe gardistet kishin ne perdorim diten e demonstrates.


Me date 22 janar nje dite pas ngjarjes me kerkese te prokurorise drejtuesit e Gardes se Republikes kane vene ne dispozicion te hetimit vetem 51 arme te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm qe gardistet kishin ne perdorim. Edhe pse eshte kerkuar dorezimi i te gjitha ketyre armeve MP-5 drejtuesit e Gardes me date 22 janar nuk e pane te rruges per ti dorezuar duke justifikuar se do mbeteshin pa armet e sherbimit.


Por gjate kesaj kohe Instituti i Policise Shkencore qe ndodhet ne vartesi te ministrise se Brendshme ka perfunduar ekspertimin kimiko-krahasues dhe balistiko-krahasues te 51 armeve te sekuestruara me gezhojat e gjetura brenda oborrit te kryeministrise dhe ne trupin e viktimave Ziver Veizi dhe Faik Myrto.


Nga ekspertimi i kryer ka rezultuar se nga arma qe kishte ne perdorim i arrestuari Agim Llupo ka ardhur vrasja e shtetasit Ziver Veizi nga Gjirokastra diten e demonstrates.


Ndersa vrasja e Faik Myrtos nuk eshte provuar se ka ardhur nga armet e sekuestruara nje dite pas ngjarjes. Jane shkrepur edhe 14 gezhoja te tjera nga arme te padorezuara ende ndaj prokuroria ka perseritur kerkesen per dorezimin e armeve te tjera te llojit MP-5 te kalibrit 9 mm.


Vetem te premten e kaluar drejtuesit e Gardes kane vene ne dispozicion te hetimit edhe 25 arme te tjera te llojit MP-5 te cilat do ti nenshtrohen ekspertimit se bashku me disa nga 51 armet e dorezuara me 22 janar. Disa nga keto 51 arme i jane kthyer Gardes por disa te tjera do ti nenshtrohen perseri ekspertimit balistiko-krahasues ne prezencen e eksperteve te Byrose Federale te Hetimit FBI-se.


Grupi hetimor i prokurorise se Tiranes ne pjesen veriore te kryeministrise ne krah te Piramides brenda rrethimit te Keshillit te Ministrave ka gjetur dhe sekuestruar 131 gezhoja te kalibrit 9 mm te shkrepura nga armet e llojit MP-5 qe efektivet e njesise speciale te Gardes se Republikes kane ne perdorim.


Nga ekspertimi balistiko-krahasues ka rezultuar se nga arma e Agim Llupos jane shkrepur 43 plumba luftarake nga arma e gardistit Gazmend Ahmetaj jane shkrepur 46 plumba. I arrestuari Mark Nikolli ka rezultuar se ka shkrepur 18 here me plumba luftarake dhe Sadik elaj rezulton se ka shkrepur nga arma e tij 10 plumba luftarake. Ne total rezulton se kater gardistet Llupo Nikolli elaj dhe Ahmetaj kane qelluar 117 here ne drejtim te turmes dhe ne ajer.


Vete te dyshuarit nuk kane pranuar se kane qelluar ne drejtim te turmes packa se prokuroria ka provuar se ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise ndodhen gjurme te shumta te kalimit te predhave te armes me lartesi 1.60 deri 1.80 cm mbi toke.


Pervec 117 gezhojave te gjetura dhe sekuestruara prokuroria ka gjetur dhe administruar ne oborrin e kryeministrise edhe 14 gezhoja te plumbave luftarake te armes MP-5 te kalibrit 9 mm por ende nuk eshte provuar se keto plumba nga cili perdorues i armeve te marra ne sherbim diten e demonstrates se 21 janarit jane shkrepur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›