E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enigma e laptopit te sekreteve. Zbulohet dosja per skandalin

U zhduk nga zyra e misionit diplomatik shqiptar ne Nju Jork. I vjedhur apo i shitur

Zbulohet i plote skandali i vjedhjes se nje kompjuteri portabel laptop qe perdorej per komunikimin e informacioneve sekrete mes Misionit Diplomatik te Shqiperise ne Nju Jork dhe zyres perkatese ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise.


Detajet e zhdukjes se habitshme te kesaj aparature qe perdorej per kriptimin e mesazheve sekrete diplomatike dhe rendesia e saj kuptohen qartesisht ne nje leterkembim mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Kuvendit te Republikes ku ky i fundit merr pergjigje zyrtare lidhur me pyetjet qe nje deputet ka ngritur mbi ngjarjen misterioze.


Vjedhja e laptopit qe eshte shume me teper se thjesht nje laptop ka ndodhur rreth fundit te shtatorit te ketij viti dhe ka kaluar pa buje ne tentative per te minimizuar demin. Pyetja e pare e cila merr pergjigje ne leterkembimin qe posedohet nga Shekulli eshte Si qendron e verteta ne lidhje me humbjen e kompjuterit laptop ne Misionin tone diplomatik ne Nju Jork


Pergjigjja e Ministrise se Puneve te Jashtme per kete pyetje eshte si me poshte vijon citohet leterkembimi


..Perfaqesuesi i Perhershem i Republikes se Shqiperise prane Organizates se Kombeve te Bashkuara zoti Ferit Hoxha me shkresen Nr. Prot. 147/2010 te dates 04.03.2010 na njoftoi zyrtarisht dhe me hollesi Ministrine e Puneve te Jashtme per zhdukjen brenda zyrave te Misionit tone ne Nju Jork te kompjuterit portabel laptop qe perdorej per komunikimin e klasifikuar Mision-MPJ.


Pas marrjes dijeni Ministria e Puneve te Jashtme ka marre menjehere gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni ne fuqi per izolimin e shpejte te riskut te shkaktuar nga rastet me karakter vjedhjen apo demtimin e pajisjeve te kriptimit. Informacioni i ardhur nga Misioni Nju Jork pas regjistrimit ne Zyren e Nderlidhjes dhe Shifres u percoll urgjentisht tek Sekretari i Pergjithshem Drejtori i Kabinetit dhe Drejtoresha e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese.


Duke vleresuar ngjarjen e ndodhur Sekretari i Pergjithshem dhe Drejtori i Kabinetit urdheruan njoftimin e menjehershem te Drejtorise se Shifres ne SHISH dhe Drejtorit te DSIK per te koordinuar masat dhe hapat qe duheshin keto dy institucione u njoftuan zyrtarisht me shkrim nepermjet shkresave perkatese respektivisht me Nr. Prot. 10 date 17.03.2010 dhe 91 date 23.03.2010.


Gjithashtu Drejtori i Drejtorise se Sekretarise Nderlidhjes dhe Shifres u konsultua edhe gojarisht me drejtuesit e ketyre dy institucioneve. Nga specialistet e SHISH-it u moren menjehere masat e nevojshme teknike per bllokimin e celesave te komunikimit me kompjuterin laptop e humbur...


Nga rreshtat e mesiperm kuptohet rendesia e pajisjes por jo rrethanat e kesaj zhdukjeje te habitshme.


Ne dokumentacionin lidhur me kete ngjarje qe te kujton filmat me spiunazh deshmohet me pas se duke marre shkas nga ngjarja e mesiperme me porosi te Sekretarit te Pergjithshem te MPJ-se u pergatit dhe u dergua shkresa qarkore Nr. Prot. 97 date 17.03.2010 drejtuar gjithe perfaqesive diplomatike te Republikes se Shqiperise jashte vendit.


Nepermjet saj behej njoftimi per ngjarjen dhe terhiqej vemendja per respektimin me rreptesi te rregullores ne ruajtjen dhe trajtimin e mjeteve te kriptimit dhe dokumenteve te klasifikuara.


Kush ka qene i interesuar per te vjedhur kete kompjuter me materiale sekrete te diplomacise shqiptare Pyetja mbetet pa pergjigje por nga dosja mbi kete ngjarje mesohet se anetaret e majte ne Komisionin e Sigurise Kombetare kane hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server eshte shitur.


Anetare te Komisionit gjate debatit kane hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar ambasadori Ferid Hoxha e ka shitur kete kompjuter tek sherbimet sekrete ruse.


Nese kjo eshte e vertete atehere Hoxha u ka dhene atyre edhe kodet sekrete qe ckodojne cdo komunikim mes selive diplomatike shqiptare. Deri dy vjet me pare Shqiperia ishte nje objektiv teper i vogel per shume agjenci te huaja zbulimi por pas anetaresimit ne NATO pesha specifike e vendit tone u rrit ndjeshem.


Humbja e laptopit por edhe disa konflikte banale te ambasadorit shqiptar ne NATO Artur Kuko sollen edhe nje lloj pezullimi te vendit tone nga mbledhjet e sigurise se larte ne NATO.


Ministria e Jashtme ne letren derguar Kuvendit e cila posedohet nga Shekulli shkruan me tej se kjo ngjarje nuk ka komprometuar standardin e sigurise ne komunikim pasi kompjuteri behet i paperdorshem softeare duhet riinstaluar nga e para nese nuk futen kodet e perdorimit per te cilat kishte dijeni vetem Ambasadori Ferit Hoxha.
Kjo eshte e sakte nese kompjuteri thjesht eshte vjedhur por nese dyshimet e opozites verifikohen atehere laptopi eshte dhene bashke me kodet perkatese te kriptimit te mesazheve.


I vjedhur apo i shitur Ngjarje ordinere apo spiunazh


Letra ku ministri i jashtem Haxhinasto pergjigjet per pyetjet e ngritura rreth zhdukjes se aparatures ne fjale thote ..Humbja/vjedhja e kompjuterit te komunikimit te klasifikuar ne Misionin tone ne Nju Jork eshte nje rast i vetmuar i shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave dhe standardeve te sigurise.


Nga analiza eshte nxjerre ne dukje se ne kete rast ishin shkelur seksioni II/A pika 4 5 dhe 11 si dhe seksioni III pika 4 dhe 5 - Udhezimi Nr.405 date 03.09.2007 i ministrit te PJ - shkelje per te cilat jane informuar me hollesisht me ane te Memove te vecanta ne muajin mars 2010 sekretari dhe ministri. Mbrojtja teknike e informacionit realizohet me ane te programeve te shifrimit elektronik PGP dhe Key One te instaluara ne aparaturat perkatese nga ana e specialisteve te SHISH..


Me tej ne materialet qe posedon Shekulli thuhet


Ministria e Puneve te Jashtme ne zbatim te kuadrit ligjor mbi informacionin e klasifikuar sekret shteteror ka nxjerre udhezimet perkatese me anen e te cilave udhezohen te gjithe diplomatet per menyren e nivelit te klasifikimit ruajtjes dhe asgjesimit te materialeve te klasifikuara...


Kete thote Ministria por anetaret e majte ne Komisionin e Sigurise Kombetare kane hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server eshte shitur. Anetare te Komisionit gjate debatit kane hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar ambasadori Ferid Hoxha e ka shitur kete kompjuter tek sherbimet sekrete ruse. Interesi per informacionet qe permbante laptopi lidhet me dokumente te NATO-s.


Ne ngjarje te tilla doren ne zjarr nuk mund ta vesh por fakt eshte qe NATO ka reduktuar aksesin shqiptar ne informacione te perbashketa pas kesaj ngjarjeje. Nese ata kane dyshime konkrete per shitje apo thjesht kane reaguar te skandalizuar nga mungesa e seriozitetit te shtetit shqiptar kjo mbetet per tu pare.


Ku ka pajisje te tilla kriptimi..


Sipas dokumentacionit qe shoqeron ngjarjen e vjedhjes / zhdukjes se laptopit ne zyren e misionit tone ne Nju Jork mesohet se keto pajisje kriptimi/komunikimi jane ne perdorim ne perfaqesite dhe misionet ne Ankara Athine Berne Beograd Bruksel Budapest Bukuresht Gjeneve Hage Kopenhagen Londer Milano Moske NATO Bruksel Misioni prane OSBE ne Vjene Paris Pekin Podgorice Prage Prishtine Rome Shkup Sofje Stokholm Varshave Vatikan Vjene Zagreb.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›