Enigma e skafit grek në det mbushur me 300 kg hashash
27/04/2009 Nga hetimet e Prokurorisë del se droga ishte porositur në Lazarat nga një grek
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mundur të zbardhë plotësisht skemën e trafikimit të 300 kilogramëve drogë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ekspertët e Krimeve të Rënda pas përgjimeve dhe mbledhjes së provave në terren, mundën të organizojnë me sukses arrestimin e shtetasit Mikel Jorgji dhe parandalimin e trafikimin të plot 20 çantave të mbushura me drogë të llojit hashash. Burimet thanë se nga veprimet e para hetimore është provuar totalisht se origjina e lëndës narkotike është nga fshati Lazarat i Gjirokastrës. Pikërisht nga ky fshat një banor që aktualisht është shpallur në kërkim nga Prokuroria, ku mundur të kontaktojë me një shtetas grek nga qytetit Igumenicë i ishullit të Korfuzit. Mësohet se shtetasi grek është identifikuar nga autoritetet shqiptare dhe tashmë ai është shpallur në kërkim nga të dy anët e kufirit.
Pazaret e drogës
Nga biseda që kanë kryer së bashku, si shqiptari ashtu dhe greku binin dakord të kryenin një rrugë, por se për çfarë gjëje konkrete këtë nuk e përcaktonin. Dyshimi i prokurorëve ka ardhur kur gjatë bisedës është lënë vendi i takimit si dhe ora e vonë e natës, gjë e cila ka bërë që në gatishmëri të plotë të vihen edhe efektivët e komisariatit të Sarandës. Plani i tyre ka filluar të vihet në zbatim në datën 24 prill, ku shtetasi i arrestuar Mikel Jorgji nga Saranda, i cili ishte marrë si shofer nga shqiptari, ka shkuar me automjetin e tij në Lazarat, fshat të cilin ka marrë lëndën narkotike. Prej këtej automjeti i është drejtuar Gjirokastrës dhe më pas ka udhëtuar në drejtim të Sarandës. Kur ka shkuar në këtë qytet, shtetasi i arrestuar pas një qëndrimi të shkurtër i është drejtuar vendit të quajtur “Pema e Thatë”, pikë kjo që ishte përcaktuar edhe nga biseda e zhvilluar midis dy personave që aktualisht janë shpallur në kërkim. Gjatë gjithë kësaj kohe automjeti si dhe vija bregdetare Sarandë-Korfuz mbaheshin në vëzhgim nga strukturat e policisë. Pas një pritjeje të gjatë rreth orës 22:00 është vënë re në det, një mjet lundrues i tipit motoskaf që ishte drejtuar tek “Pema e Thatë”. Pikërisht në këtë vend shtetasi grek që drejtonte skafin dhe shtetasi i ndaluar kanë ngarkuar 300 kg drogë dhe janë nisur në drejtim të Greqisë. Mirëpo në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat u kanë bërë thirrje për ndalim. Këtij urdhri nuk i është bindur shtetasi grek, i cili është hedhur nga skafi në det.