Harta e familjeve të varfra sipas qyteteve
27/04/2009 Ndarja e pagesës kushtëzohet me punën në komunitet, në të kundërt refuzohet ndihma
Ndarja e pagesës sipas rretheve që kanë dhe nivelin më të lartë të familjeve të varfra
Kushtëzohet shpërndarja e pagesës së ndihmës ekonomike. Përfituesit përveç plotësimit të kritereve që të bëjnë pjesë në këtë skemë duhet të angazhohen në kryerjen e shërbimeve komunitare, që u caktohen nga drejtuesit e njësive vendore. Në rast se një kërkesë e tillë do të refuzohet, atëherë është përcaktuar largimi i menjëhershëm i këtyre personave nga e drejta e përfitimit. “Disa njësi të qeverisjes vendore, në zbatim të VKM nr.1053, datë 23.04.2008 kanë aplikuar dhe projekte të kushtëzimit të dhënies së ndihmës ekonomike me punën në komunitet. Në këto projekte kanë marrë pjesë pjesëtarë të familjeve që trajtohen me këtë pagesë sociale. Për të gjitha rastet kur familjet që janë thirrur në këto projekte, kanë refuzuar punën e ofruar, është marrë masa e largimit të menjëhershëm të tyre nga skema e përftimit. “Në disa raste gati gjysma e numrit të familjeve nuk kanë pranuar të marrin pjesë në punë komunitare, për pasojë, sipas rregullave, ato janë larguar nga skema. Kushtëzimi i NE-së është një ndër problemet që duhet të zbatohet nga njësitë vendore në përputhje me detyrimet ligjore. Kjo do ta bëjë skemën dinamike dhe aktive”, - ka pohuar kreu i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço. Shpërndarja e pagesës tashmë bëhet në bazë të një harte varfërie, e cila detajon qytet që përfitojnë fondet më të larta për shkak të numrit të lartë të familjeve të varfra që rezultojnë në to.
Harta
Kërkesat e paraqitura nga njësitë vendore për vitin 2009 janë për të përfshirë në skemën e ndihmës ekonomike rreth 97 000 familje, duke u ofruar ndihmë financiare jo pak, por rreth 96 për qind të familjeve në nevojë. Mbulimi i vendit me këtë lloj pagese ka një shpërndarje të tillë, ku rreth 40 për qind e kësaj pagese shpërndahet në zonat urbane dhe 60 për qind në zonat rurale (ku dhe numri i familjeve të varfra është dhe më i lartë). Qarqet me varfëri më të madhe, të cilat kanë dhe numrin më të madh të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike dhe ku akordohen rreth 82.4 për qind e janë, Shkodra me 16,4 për qind, Dibra me 13,8 për qind, Kukësi me 12,6 për qind, Tirana me 12 për qind, Elbasani me 11 për qind, Lezha me 8,9 për qind dhe Korça me 7,7 për qind të fondeve në total që akordohen nga buxheti i shtetit për programin e trajtimit me këtë lloj pagese. Këto qarqe kanë dhe numrin më të lartë të familjeve që bëjnë pjesë në këtë skemë. Kështu, Qarku i Shkodrës aktualisht trajton në skemën e ndihmës ekonomike rreth 16000 familje, Dibra rreth 12875 familje, Elbasani rreth 12065 familje, Kukësi rreth 11030 familje, Tirana rreth 10000 familje, Korça rreth 9358 familje dhe Lezha rreth 7855 familje.
Fondet
Fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për trajtimin e këtyre familjeve me ndihmë ekomomike kanë pësuar rritje vit pas vitit. Ndërkohë rritje ka pësuar dhe masa e trajtimit, përkundrejt së cilës është pakësuar numri i përfituesve dhe synohet të pakësohet edhe më tej. Programi i ndihmës ekonomike mbështet me pagesë mujore familjet pa të ardhura apo me të ardhura të pamjaftueshme. Skema aktuale e trajtimit deri në mbyllje të vitit pritet të pakësohet edhe më tej, çka do të thotë se do të largohen shumë familje të tjera që nuk plotësojnë kriteret e duhura për të qenë përfituese. Por deri në fund të vitit Ministria e Punës synon që reduktimi i përfituesve të arrijë deri në 85 mijë familje. Reformimi synon kalimin nga një skemë për familjen në një skemë për individin, që është një skemë moderne, e cila do të bëjë vlerësimin individual të atyre personave që kanë nevojë për ndihmë. Për këtë program për vitin 2009 janë dhënë 4.2 miliardë lekë ose 81 për qind e nevojave nga buxheti i shtetit kundrejt 3.5 miliardë lekë ose 61 për qind të nevojave që janë akorduar për këtë program për vitin 2008; e thënë ndryshe, 700 milion lekë më shumë. Nga ky program për vitin 2009 përfitojnë rreth 93 500 familje të varfra në qytet dhe në zonat rurale nga rreth 101 000 familje që kanë përfituar për vitin 2008.
16 mijë
është numri i familjeve pranë Qarkut të Shkodrës që rezultojnë të bëjnë pjesë në skemën e trajtimit me ndihmë ekonomike. Kjo zonë ka numrin më të lartë të familjeve të varfra - 12.875.
është numri i familjeve të varfra që vazhdojnë të përfitojnë pagesën sociale të ndihmës ekonomike në Dibër, duke e renditur këtë qytet të dytin për sa i përket nivelit të varfërisë.
12 mijë
është numri i familjeve që jetojnë në Qarkun e Elbasanit në kushte shumë të vështira jetese për shkak të ardhurave të pakta (nën 2 dollarë në ditë). Këto familje trajtohen me ndihmë ekonomike.
11 mijë
është numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në rrethin e Kukësit, ku shumë prej familjeve janë larguar nga skema, pasi përfitonin në mënyrë abuzive.
10 mijë
familje trajtohen me ndihmë ekonomike në kryeqytet, ndonëse jeton pjesa dërrmuese e popullsisë. Harta e varfërisë e ka përcaktuar si qytetin e pestë në listë për sa u përket nevojave për mbulimin e familjeve të varfra me ndihmë.
9 mijë
është numri i familjeve të varfra që bëjnë pjesë në sistemin e shpërndarjes së ndihmës nga njësitë e qeverisjes vendore në qytetin e Korçës, shifër kjo e ulët krahasuar me rrethet e tjera.
8 mijë
është numri i familjeve që trajtohen aktualisht me pagesat sociale që shpërndahen për familjet me të ardhura të pakta në kuadër të programit të ndihmës ekonomike në qytetin e Lezhës.
Shpërndarja
Ndihma ekonomike (NE) për grupet dhe familjet në nevojë është një program që financohet tërësisht nga buxheti i shtetit. Përgjegjësia për realizimin e tij është e dyfishtë: pushteti qendror bën politikat, vlerëson varfërinë dhe programon fondet në përputhje me disa kritere nacionale. Njësitë e qeverisjes vendore, në përputhje me këto kritere, identifikojnë familjet e varfra dhe kryerjen shpërndarjen e pagesës përkatëse tek ato kategori familjesh që në bazë të kritereve që plotësojnë cilësohen “përfituese”. Për mbulimin më të mirë të nevojave në vitin 2008 u akorduan 3.5 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2009 janë akorduar 4.2 miliardë lekë ose 23 për qind më shumë se një vit më parë.
Strategjia e reformimit të skemës deri në vitin 2013
Programi i ndihmës ekonomike është reformuar tërësisht. Në strategjinë sektoriale të mbrojtjes sociale 2007-2013 përcaktohen objektiva ambiciozë për garantimin e përfshirjes të individëve dhe familjeve të varfra, si dhe mbulimin e nevojave në përputhje me vijën e varfërisë prej 2 dollarë në ditë për person. Sipas programit të planifikuar, synohet që varfëria deri në vitet kur do të përfundojë reformimi i sistemit të ndihmës do të reduktohet deri në 10 për qind të popullsisë dhe në skemën e ndihmës ekonomike mendohet të bëjnë pjesë rreth 70 mijë familje, nga të cilat 35 mijë do të jenë vetëm në qytet. “Tashmë kemi një hartë të varfërisë si dokument bazë, ku përcaktohet përqindja e popullsisë me nën 2 dollarë në ditë për person në çdo bashki apo komunë. Harta shërben për programimin e fondeve për çdo njësi vendore, të cilat dërgohen si grante të kushtëzuara që në fillim të vitit. Aktualisht numri i familjeve në skemën e kësaj pagese rezulton të jetë 93 mijë, ku bëjnë pjesë rreth 430 mijë banorë ose rreth 14 për qind e popullsisë, nga 18 për qind që ishte në vitin 2005, teksa synohet ulja e mëtejshme e numrit të përfituesve, duke lënë në skemë vetëm familjet apo individët që nuk gëzojnë të ardhurat e mjaftueshme, nën nivelin e varfërisë)”, - pohohet nga drejtuesit e Shërbimit Social Shtetëror. Ndërsa pak dirë më parë numri dy i Ministrisë së Punës Kastriot Sulka ka pohuar se trajtimi me ndihmë ekonomike synon që të kalojë nga skemë familjare në atë individuale.