Tokat e 7501, verifikimi dhe rastet e shitjes te të tretët
27/04/2009 Kur pezullohet veprimi mbi titullin dhe raportimet për mbivendosjet në hipoteka
Qeveria ka miratuar procedurat që do të ndiqen ndaj personave që kanë blerë një tokë nga një person i cili e ka përfituar më parë në kundërshtim me ligjin. Në po të njëjtin udhëzim përcaktohen dhe detyrat e institucioneve shtetërore të cilat duhet të kalojnë për verifikim çdo titull pronësie të dyshuar si të paligjshëm.
Shitja
Kur pasuria nuk figuron në pronësi të përfituesit të parë sipas ligjeve të ndarjes së tokës në Shqipëri, nis verifikimi i mbivendosjeve apo ligjshmërisë së regjistrimeve të fryra që nga regjistrimi në origjinë i tokës bujqësore. Fillimisht verifikohen regjistrimet, duke filluar nga regjistrimi i fundit deri te regjistrimi i dytë, me përjashtim të regjistrimit të origjinës (për herë të parë të titullit të pronësisë). Në rast se janë të kryera në përputhje me ligjin, atëherë vijohet me realizimin e shërbimit të aplikuar, dhe më pas bëhet verifikimi i regjistrimit në origjinë të pasurisë. Kur gjatë verifikimit rezulton se regjistrimi në origjinë i tokës bujqësore ka mangësi apo është kryer në kundërshtim me ligjin atëherë, konstatimet e kryera nga punonjësit, që përpunojnë praktikat, i referohen regjistruesit në formë të shkruar, duke treguar hollësisht mangësitë dhe shkakun e paligjshmërisë. Kur vërehen shkeljet, apo del se sipërfaqja është më e vogël nga sa duhet çështja i dërgohet komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronës.
Të tretët, të cilët e kanë përfituar pasurinë, të regjistruar në origjinë si tokë bujqësore, si rezultat i transaksioneve, nuk ndalohen të kryejnë veprime me pasuritë e tyre as gjatë periudhës së verifikimit të regjistrimit nga zyrat e regjistrimit dhe as gjatë verifikimit të ligjshmërisë apo edhe pas konstatimeve të mundshme të paligjshme së krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore nga KV-ja.
Pezullimi
Zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, pavarësisht se nuk mund t’i pengojnë të tretët në kryerjen e veprimeve mbi pasuritë, janë të detyruara, në çdo rast, të bëjnë verifikimin e regjistrimit në origjinë të tokës bujqësore.
Por në rast se del se ka mbivendosje apo shkelje në transferimin e tokës te të tretët atëherë komisioni i verifikimit të tokës merr masën e pezullimit dhe procedurën e heqjes së titullit. Kjo e parashikuar dhe në ligjin për verifikimin e titujve të pronës.
Kalimi nga përdorimi në pronësi
Gjithashtu në këtë udhëzim është parashikuar dhe regjistrimi i tokave të cilat kanë mbetur ende në përdorim. “Kur pasuria, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të përfituesit, me ATMP, dhe regjistrimi i saj do të bëhet:
gjatë procesit të regjistrimit fillestar sistematik të zonës kadastrale, ku ndodhet gjeografikisht pasuria; b) me “kërkesë për regjistrim”, kur pasuria ndodhet në zona kadastrale, për të cilat ka përfunduar regjistrimi sistematik i pasurive; c) me “kërkesë për regjistrim në raste të veçanta”, kur pasuria ndodhet në zona kadastrale ku nuk ka filluar procesi i regjistrimit sistematik të pasurive”, thuhet në këtë udhëzim të qeverisë. Ndërsa për këtë vijohet dhe me një formular të posaçëm.
Vendimi i miratuar vjen në mbështetje të procedurave që do të ndjekin komisionet e verifikimit të tokave dhe paralelisht me të dhe të hipotekave të cilët shpesh hasin dhe mbivendosje të titujve të pronësisë. Këta të fundit menjëherë pas verifikimit të një mbivendosjeje i kalojnë dosjen komisionit vendor.
Të dhënat
1. Regjistrimi i fitimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, me aktin e marrjes së tokës në pronësi (në vijim AMTP), të nxjerrë në zbatim të ligjeve nr.7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar, nr.8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, nr.8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, të vendimit nr.452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore”, të ndryshuar, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP), në përputhje me nenet 24 e 38 të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshne”, të ndryshuar, pas verifikimit nëse AMTP-ja përmban elementet e mëposhtme, të formës dhe përmbajtjes:
a)Emrin dhe mbiemrin e përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bujqësore, përfituese të tokës bujqësore;
b)Identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në (të paktën kërkohet nënshkrimi i kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës);
c)Të dhënat identifikuese të pasurisë/ve, të dhëna në pronësi (të paktën kërkohet sipërfaqja, lloji i tokës bujqësore: (arë, pemëtore, vreshtë, ullishte);
ç)Njërën nga vulat e mëposhtme:
-Vulën e komitetit ekzekutiv të fshatit;
-Vulën e kryeplakut;
-Vulën e komunës/bashkisë;
-Vulën e ndërmarrjes bujqësore;
-Vulën e këshillit të rrethit/këshillit të qarkut.