Enigma e te qenit Drita Pelingu

E dashur zyshe Drita
Po te shkruaj ca rreshta sot ne pamundesi per ti ngjitur ato shkalle mermeri qe te cojne drejt baneses tende. Kam frike te thyej heshtjen qe mbreteron atje ndersa do te doja qe perqafimi im per ty sot te vinte ndryshe. Ndofta ne hapesiren e shtepise tende ku ka aq shume relikte kujtime copeza bisedash te lena pergjysme foto trofe triumfi artistik nje tis i holle trishtimi eshte ulur kembekryq. Arsyeja eshte madhore e di. E ndofta kjo ma ben me te veshtire ardhjen drejt teje. Por kam te drejte te zgjedh nje forme tjeter per te qene me ty sot...
Nje vit me pare ndersa xhironim emisionin e perbashket per te mbyllur nje 2009 e per te filluar nje vit tjeter asnjera nga ne nuk e dinte se cfare na kishte rezervuar 2010. Megjithate ajo dora pershendetese dhe ajo puthja nga ekrani drejtuar publikut tend i cili te ka vleresuar dhe admiruar ne vitet e karrieres artistike ishte shume emocionuese mbreselenese gati-gati si nje gjest lamtumire... por a kane te drejte te ikin artistet Jo misioni i tyre eshte te jetojne duke krijuar dhe te krijojne duke jetuar.
Gjithmone kam ndjekur me admirim ate cfare ty te perben thelbin tend ate cfare ty te ben te vecante ne syte e mi... me ke shtangur me interpretimin tend me ke mahnitur me pranine tende skenike por me ke joshur pafundesisht me njeriun brenda teje. Ato ore te gjata te kaluara ne shoqerine e njera-tjetres sipas momenteve dhe rrethanave me dhane mundesine te zbuloj ate drite te brendshme qe te ben te jesh nje njeri i vecante dhe me cilesi te rralla. Te gjithe e duam jeten dhe e vleresojme ate ndryshe cfare kuptimi do te kishte... por tek ti une kam pare Gruan-Personalitet qe di cfare duhet ti jape dhe ti marre te jetuarit... ku e gjen forcen per te sfiduar ato momente qe ti ofron jetegjatesia e per te mbetur prezent ne syte e njerezve por jo thjeshte si njeri por si artiste... Cfare te ka bere te injorosh me dinjitet ato biseda te vockla e te rendomta qe nuk te ngrene as ty as bashkebiseduesin... Te pish nje kafe apo nje gote caj me ty eshte ngritja e nje sipari bashkebisedimi miqesor intim intelektual kulturor artistik pedagogjik psikologjik dhe te gjithe ndjehen te barabarte me ty ne kufijte e asaj cfare ofron.
Te kam ndjekur me emocion te madh ne interpretimin e mrekullueshem te monodrames Rouzhellip dhe ajo cfare me ka shoqeruar gjate atyre minutave qe nuk ishin pak kane qene rrahjet e zemres sime. Si do ta perballoje si do te komunikoje si do te sfidoje me nje pjese aq te bukur por edhe shume te veshtire... Dhe clirimi vjen ne fund kur ndizen dritat... a mund te dyshoja une qe zyshe Drita nuk i kishte marre te gjitha masat per te qene perfekte ne cdo detaj Vetem nje gje nuk e kishe llogaritur mire e dashur... kur the qe eshte dalja e fundit ne skene... me nje monodrame ndofta por jo e fundit e fundit sepse deshira pasioni vullneti dhe impenjimi artistik qe jane pjeset e tua perberese nuk te lene te japesh aq lehtesisht nje shenje lamtumire dhe te ikesh.
A nuk ke perjetuar me nje solemnitet qe te le pa fryme dhimbjen tende reale per te perballuar dy mungesat e medha me emrin Jaroshka dhe Oriana... Njelloj me te njejtin emocion dhe rrahje zemre kam ndjekur ate sfide te veshtire per te mbetur nje Zonje e rende qe perballon trishtime te medha... E di une arrij te kuptoj se cfare ndodh brenda teje arrij te perceptoj ata dialoge te brendshem e trondites ne naten e thelle kur je krejt e vetme ne shtepine tende te heshtur. E perseri te admiroj qe i dorezohesh me nje mendjekthjelltesi mahnitese te jetuarit atij aktiv pasionant qe te ben te ringjitesh ne skene duke recituar ato vargje te shkruara nga Naimi i madh...
Vetem ti mund ta besh e nderuara Artiste
Dhe une sot thjesht dua te te falenderoj qe u bere pjese shume domethenese e jetes sime me dhe mundesine te perthith nga dimensioni yt artistik dhe njerezor duke me pasuruar dhe me afruar me shume me Njeriun
Keto fjale dashurie jane per ty nje buqete qe une nuk arrij te ta sjell dot... por dije qe edhe sot jam me ty dhe thjeshtesisht te adhuroj