"Enigmes" i rrezohet gjykimi i shkurtuar
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda rrezon kerkesen e mbrojtjes per gjykim te shkurtuar te te pandehurve te ceshtjes "Enigma", per trafikimin e rreth nje ton droge marijuane, me destinacion Italine, ne gjirin e Karaburunit. Dje eshte zhvilluar seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te 5 te dyshuarve nga Vlora, qe akuzohen per "trafik te lendeve narkotike" ne bashkepunim. Arrestimi i tyre eshte bere me 21 shtator 2007, pasi ne vendin e quajtur "Depo e Valamidhit", jane gjetur dhe sekuestruar 710 kg marijuane. Te ndaluarit jane Kastriot Abazaj, Valmir Limaj, Hysni Dervishaliaj, Aleks Hysi dhe Andrea Kuteli. Trupi gjykues, i kryesuar nga Etleva Deda, pasi degjoi kerkesat e mbrojtjes, qe pretendonin gjykim te shkurtuar, eshte terhequr ne dhomen e gjyqtareve per te marre vendimin, duke rrezuar me pas kerkesen. Nje prej avokateve kerkoi thirrjen e deshmitareve kyc te procesit per te vertetuar pafajesine e klientit.