E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zockat" prangosin grupin rumuno-shqiptar

PESCARA - Policia italiane ka zbuluar nje organizate te trafikut te droges dhe prostitucionit. Gjate operacionit te koduar "Zockat", karabinieret kane vene ne pranga 11 persona, shqiptare dhe rumune, te cilet ishin te perfshire ne rrjetin e trafikut te prostitucionit dhe te lendeve narkotike. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga media italiane, e cila ka cituar burime zyrtare nga policia italiane, sipas te cilave operacioni eshte zhvilluar nga karabinieret ne provincat e Montesilvanos, Peskara. Pjesetaret e organizates merrnin vajza nga Rumania dhe me pas i shfrytezonin si prostituta ne Itali. Me fitimet qe u sillte ky aktivitet, ata blinin heroine ne Shqiperi dhe me pas e shisnin ate ne tregun italian.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›