E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi dhe viza per trafiqe

Artan Cena
Kredite nepermjet mashtrimit ne bankat e nivelit te dyte perdoren per te perfituar viza ne ambasada te ndryshme, pervec sigurimit te shumave te majme. Tete persona jane vene ne pranga nga agjentet e zyres se krimit ekonomiko-financiar ne Tirane dhe Elbasan, ndersa duke bashkepunuar me njeri-tjetrin, siguronin kredi deri ne 10 milione leke dhe viza te ndryshme. Miratimi i kredive eshte ndermjetesuar nga nje prej punonjesve te bankes, Taip Celaj, 26 vjec, i arrestuar mengjesin e djeshem. Eshte dashur verifikimi i sistemit te kredive nga specialistet e bankes per te zbuluar mashtrimin qe shkonte ne mbi 500 mije euro. Te arrestuarit e tjere te operacionit te koduar "Kredia e keqe" jane Selman Mici, 44 vjec, Sotiraq Vito, 42 vjec, Mahmut Barziu, 40 vjec, Arben Beqiri, 40 vjec, Astrit Graceni, 66 vjec, Luan Gjika, 47 vjec dhe Blendi Sharra, 32 vjec, nga Elbasani.
Zyrtare te Policise se Shtetit thane dje, per gazeten "KJ", se ka qene denoncimi i vete filialit te bankes qe ka mbajtur nen mbikeqyrje per disa muaj me radhe oficerin e kredise. Pas dokumentimit te provave, oret e vona te se martes, nga Drejtoria Kunder Krimit Financiar, ne bashkepunim me Task-Forcen Tirane, u finalizua operacioni "Kredia e Keqe". I pari eshte ndaluar oficeri i kredise prane bankes, Taip Celaj dhe pas tij shtate personat qe hiqeshin si biznesmene.
Policia tha se arrestimi i tyre u be mbi bazen e vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, nxjerre dy dite me pare, e cila ka vendosur masen e sigurise "arrest ne burg", per akuzat e "vjedhjes duke shperdoruar detyren", "mashtrim me shume se nje here", "falsifikim te dokumenteve", "dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit shteteror", te gjitha ne bashkepunim. Nepermjet bashkeveprimit, te dyshuarit siguronin kredi te ndryshme dhe vertetime per terheqjen e vizave ne ambasada. Per te realizuar qellimin jane perdorur dokumente me te dhena te rreme dhe ne kembim te nxjerrjes se kredive, personave kredimarres dhe dorezanes se kredive u siguronin viza per jashte shtetit dhe i ndihmonin per kalimin e kufirit shteterore ne menyre te kunderligjshem.
Te arrestuar
Taip Celaj, 26 vjec, oficer kredie
Selman Mici, 44 vjec
Sotiraq Vito, 42 vjec
Mahmut Barziu, 40 vjec
Arben Beqiri, 40 vjec
Astrit Graceni, 66 vjec
Luan Gjika, 47 vjec
Blendi Sharra, 32 vjec
Akuzat
"Vjedhjes duke shperdoruar detyren"
"Mashtrim me shume se nje here"
"Falsifikim te dokumenteve"
"Dhenie ndihme per kalim te paligjshem te kufirit shteteror"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›