E Diel, 1 Nëntor 2026

Dule denoncon nga Himara: Persona me makina luksoze po u ushtrojnë presion qytetarëve para se të futen të votojnë

Dule denoncon nga Himara: Persona me makina luksoze po u ushtrojnë presion

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka bërë një denoncim nga Himara.

Ai është shprehur se janë aktivizuar të afërm dhe familjarë të PArtisë Socialiste, që sipas tij u ushtrojnë presion mbi zgjedhësit para hyrjes në qendrat e votimit.

Dule ndër të tjera u shpreh se nuk ka polici në qendrat e votimit, teksa i pyetur nga agzetarët nëse ka prova, ai tha se nuk është policië që të mbajë kamera me vete.

“Aktivizimin e të afërmve të PS duke ushtruar presion, duke ofruar para në këmbim të marrjes së kartave të identitetit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit para hyrjes në qendrat e votimit.

Në shumicën e qendrave të votimit që kam vizituar nuk ka prani policore ndërkohë që është detyrim policor. Janë aktivizuar në shumë qendra votimi grupe të fortësh e me makina luksoze, me kërcënimin që do përdoren kundër tyre nëse nuk votojnë sic duhet

Është detyrë e policisë të gjurmojnë aty ku ka dyshime për tentative manipulimi dhe duhet që këtij detyrimi të përgjigjet me korrektesë. Unë nuk jam polici dhe nuk mbaj kamera unë jam kryetari i një force politike dhe denoncojë atë që konstatoj. Merrni qendrat më të afërte dhe shikoni” tha ai.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›