Eno Peçi, “Klasiku” shqiptar i Vjenës
13/12/2008 Bindës dhe të sinqertë në lojën e tij. Tepër i vërtetë në xhelozinë e vet të qetë për të dashurën Olga dhe shokun e tij Oneginin, Lenski (Eno Peçi) duket se ka bërë për vete publikun. Të paktën këto pohon kritika ndërsa shkruan për shfaqjen e baletit “Eugen Onjegin” të sjellë prej tij në skenën vjeneze dhe konturon në detaje edhe prezantimin artistik të balerinit shqiptar Eno Peçi.
Nën interpretimin përkrah Maria Jakoveleva (Olga) loja e Peçit nuk vlerësohet thjesht për anën teknike dhe lëvizjet plastike, por edhe për interpretimin aktorial.
Prej vitesh pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit të Vjenës, impenjimet e Peçit janë edhe më të shumta gjatë dhjetorit. Solist i të famshmit koncert të Vjenës në fundvit, balerini shqiptar po punon për të famshmin balet klasik “Nutcracker”. Krah princeshës Mari (Aliya Tanikpaeva), princit Nutracker (Andrian Fadeyev) Peçi vjen në rolin e Choke Meyer.
Nën udhëheqjen e Gyula Harangozo, me autorë Marius Petipa dhe Peter Ilich Tchaikovsky, kjo shfaqje pritet të jetë tepër e veçantë, për më tepër e formëzuar me motive të koreografit rus Vasily Wainonen. Një nga pjesët qendrore të shkollës shtetërore të baletit të Vjenës, mbart me vete edhe entuziazmin për zgjimin e baletit klasik.
- Sapo keni përfunduar një shfaqje, ndërkohë që po përgatiteni për një tjetër rol. Megjithatë, për ata që nuk ju kanë ndjekur që në fillimet tuaja, mund të flisni pak për këtë periudhë të parë të punës suaj profesionale? Si ndodhi që të bëheshit balerin?
- Në fillim kisha dëshirë të kërceja nëpër ditëlindje.
Dhe fillova të interesohesha për shkollën e baletit dhe fillova të stërvitesha. Konkurrova dhe dola i pari (qesh). Qesh sepse s’ma merrte mendja që do të dilja i pari. Më tej fillova klasën e parë të baletit dhe aty kuptova se nuk është aq e lehtë sesa duket.
- Po më pas si vijoi karriera juaj?
-Më pas bëra 4 vjet shkollën e baletit në Tiranë deri në vitin 1998 dhe u nisa për në Vjenë (Austri), ku mbarova dhe u diplomova në shkollën e baletit të Vjenës. Më pas u angazhova në operën e baletit të Vjenës.
- Më vonë, siç pohuat, në vitin 1998, ju largoheni nga Shqipëria. Pse?
- Kisha dëshirë të arrija më shumë dhe të zhvillohesha më tej si balerin, por dhe si artist. Kisha nevojë për gjëra të reja. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e këtij profesioni.
- Prej vitesh ju jetoni në Austri, ku jeni dhe balerin solist në çeljen e koncertit të famshëm të Vjenës. Çfarë mund të thoni për jetën tuaj atje?
- Jeta ime në Austri filloi si një letër e bardhë. Pra, çdo gjë nga fillimi. Fillova t’i përshtatesha jetës në Austri, fillova të krijoja miqësi tjetër dhe gjithashtu fillova të mësoja më shumë për baletin.
- Ju ka penguar në ecjen përpara si artist fakti që jeni
shqiptar?
- Asnjëherë. Fakti që jam shqiptar më bënte të kisha më shumë ambicie për të ecur përpara.
- Sa e vështirë është të jesh “i pari” në një vend të huaj? E ndieni zilinë në sytë e kolegëve tuaj?
- Për mendimin tim, me punë dhe vullnet arrihet çdo gjë. Zilia mund të jetë edhe në sytë e kolegëve të mi, por është një gjë që nuk jam shumë i interesuar. Është mirë të mos i vesh re këto gjëra them unë.
- Vetëm pak kohë më parë ju ishit në Shqipëri. Kishit kohë pa ardhur? Si i shihni ndryshimet që ndodhin në Shqipëri kohë pas kohe?
- Ndryshimet që kur kam ikur nga Shqipëria sigurisht janë të mëdha në syrin tim dhe po shtohen akoma dhe më shumë. Shqipëria po ecën përpara.
- Keni kontakt me artistë shqiptarë dhe në të njëjtën kohë sa i ndiqni zhvillimet artistike në Shqipëri?
- Po, kam kontakte me artistët shqiptarë kudo që ndodhen. Por, të them të drejtën, jo shumë për shkak të punës së ngarkuar që kam. Por në kohën e lirë i ndjek dhe interesohem për aktivitetet që janë zhvilluar.
- Çfarë do të thoshit për baletin në Shqipëri? Çfarë duhet të ndryshojë në skenën tonë artistike?
- Për mendimin tim, duhet të ketë më shumë balet-repertor, si klasike, ashtu dhe moderne, që balerinët të kenë mundësinë të kërcejnë balete të ndryshme dhe të zhvillohen më tej në profesionin e tyre.
- Cilët janë ata persona që kanë ndikuar më shumë në formimin tuaj profesional?
- Unë kam pasur fatin të punoj me koreografë të mëdhenj si: Renato Zanella, John Neumeyer, Peter Wright, Boris Eifman, William Forsythe, Vladimir Malakhov, Leonide Massine, Jiri Kylian etj. Këta koreografë kanë ndikuar shumë në zhvillimin tim profesional.
- Besoj se ju ka ndodhur ta keni ndier veten të realizuar profesionalisht, mund të veçoni ndonjë rast konkret?
- Kur u angazhova në operën e Baletit të Vjenës, sepse aty pastaj ke përgjegjësi për veten. Nuk ke njeri tjetër që të të ndihmojë, çdo gjë që bën është me krahët e tu dhe je i quajtur “professional-dancer”, pastaj profesionaliteti s’ka të mbaruar.
- Atëherë, si e organizoni jetën tuaj për të qenë sa më profesional? Në ç’mënyrë e programoni ditën?
- Nga ora 10:00 deri më 11:30 të mëngjesit është stërvitja me ushtrime baleti. Nga ora 11:50 deri më 14:20 bëj prova për pjesët e baletit që kemi në program. Nga ora 14:20 deri më 15:00 janë minutat e pushimit dhe nga 15:00 deri më 18:00 vazhdojnë provat përsëri. Ndonjëherë, kur programi është i ngjeshur, edhe më vonë, deri më 20:30. Pastaj në darkë, në orën 19:00 ose 19:30 fillon shfaqja.
- Pavarësisht këtij angazhimi, ju keni edhe një jetë tjetër, personale. Le të flasim pak edhe për Enon jashtë baletit, familjen tuaj, miqësinë...
- Familja ime është gjëja më e shtrenjtë që kam. Nuk mund të gjej më shumë fjalë të bukura, sepse bukuria nuk ka fund. Jam shumë krenar që kam prindërit më të mirë në botë. Dhe i falënderoj nga zemra se më kanë ndjekur në çdo hap që kam bërë si në fushën profesionale, ashtu dhe në private.
Edhe miqësi kam shumë. Çdo njeri ka nevojë për miqësi.
- Si e kaloni zakonisht kohën e lirë?
- Me sport. Më pëlqen noti. Dëgjoj muzikë, lexoj nganjëherë. Më pëlqen shumë edhe natyra.
- Si do ta përkufizonit veten me pak fjalë?
- Pak nga të gjitha.
- Baleti për ty është...
- Një pjesë e jetës sime.
- Ëndrra më e madhe?
- Të arrij të pamundurën.
Kush është...
Eno Peci është lindur më 30 mars 1982 në Tiranë. Në vitet 1994-1998 studion në shkollën e baletit në Tiranë. Më 1998-2000 ndjek shkollën shtetërore të baletit në Vjenës. Në vitin 2000 bëhet anëtar i Teatrit të Operës e Baletit të Vjenës, ndërsa në vitin 2003 bëhet solist i kësaj opere. Ndër pjesët e tij më të rëndësishme mund të rendisim disa role kryesore si: "Spartaku" i Renato Zanelas, "Impresionet e Çajkovskit" të Ivan Kavalaris, shoqëruesi i princit te "Mjekërkuqi"dhe kërcimtari polak te "Liqeni i mjellmave" të Rudolf Nurejevit, "Maçoku me çizme", "Pas de qatre", "Bukuroshja e fjetur" e Peter Ëright, Tibalti te "Romeo dhe Zhuljeta" të John Crankos, Lenski tek "Onegini" i Crankos, Touchstone-in tek "Ashtu siç ju pëlqen" të John Neumeier, Zotin Querra te "Borëbardha", baroni Maks fon Droselberg te "Arrëthyesi", të dyja vepra të Zanelas, ushtari tek "Arrëthyesi" i Jo Stroemgrens, “Petrushka” të Zanelas, etj.