Panairi i Peqinit, shpallet dhe gjeli kampion 2008
13/12/2008 Ministri Emin Gjana i var në qafë titullin
PEQIN- Rreth 22 tufa të gjelave të detit të zonës së Peqinit dhe Elbasanit kanë marrë pjesë në panairin e përvitshëm të gjelave të detit që zhvillohet afër mesit të dhjetorit në kulmin e shitjeve të shpendit më të kërkuar për festa. Panairi u organizua në komunën Përparim duke qenë edhe zemra e rritjes së gjelave të detit. Në këtë panair merrte pjesë i ftuar nga organizatorët, ministri i Bujqësisë Emin Gjana, i cili në fund të kësaj feste do të provonte edhe shijen e veçantë të gjelit të Peqinit duke u ndalur në një prej restoranteve të njohur në dalje të qytetit të Peqinit. Panairi si çdo vit ka pasur edhe një konkurs për të zgjedhur gjelin kampion. Pasi janë ndeshur dy gjelat më të mëdhenj të tufave është shpallur fitues gjeli që peshonte 15 kg me emrin “Bobi”. Ministri Gjana ka dashur të bëjë edhe një fotografi me gjelin triumfator duke mbajtur edhe një kujtim të tillë nga ky panair. Por pjesëmarrës në garë vunë në dyshim origjinën e tij duke u shprehur se gjeli kishte ardhur nga Kavaja. I entuziazmuar sa nuk tregohet, ministri Gjana ka marrë gjelin mbi tavolinë dhe i ka varur në qafë titullin “Champions”. Pronari i gjelit thotë se këtë vit ka rritur 35 krerë gjela dhe 30 pula. “Gjatë gjithë vitit i jam përkushtuar familjarisht rritjes së gjelave. Jemi munduar shumë pasi që të rrisësh një zog deti duhet shumë kujdes. Ata janë mjaft delikatë. Por kur rriten të kënaqin shpirtin. Në fillim zogjtë i kam ushqyer me hisëll, vezë dhe kos. Më pas kam shtuar brumërat dhe ushqimin në natyrë. Kur tufa u rrit kam shtuar dhe koncentratin dhe ushqimet e përpunuara. Në racionin ushqimor tufës nuk i kanë munguar edhe ullinjtë e famshëm të Peqinit që njihen për vajin cilësor. Tufa ka qenë nën kujdesin e veterinerit”.
Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë Emin Gjana. Sipas tij, Peqini ka tradita në rritjen e gjelave të detit dhe se përzgjedhja e zhvillimit të panairit nuk ishte e rastësishme. “Peqini ka traditë në këtë drejtim. Ministria ka në prioritet nxitjen e prodhimeve tradicionale”, tha ministri Gjana.