E Diel, 1 Nëntor 2026

Eno Thereska studentet e UMT-se me shume mundesi punesimi si brenda dhe jashte vendit.

Teorikisht kompjuterat nuk duhet te harxhojne me shume se 0.01 vat

Prof. Eno Theresaka nje nga profesoret me te njohur ne fushen e informatikes brenda dhe jashte Shqiperise flet per standardin dhe tregon per idete se si do te zhvillohet fusha e informatikes. Duke marre pjese ne nje aktivitet te organizuar nga Universiteti Metropolitan i Tiranes ai ka bashkebiseduar me studentet e UMT-se. Gjate fjales se tij ai ka falenderuar stafin e UMT-se per ftesen dhe u ka thene studenteve se ndodhen ne vendin e duhur per te pasur nje te ardhme te sigurt. Per prof. Eno Theresken studentet e UMT-se do te kene me shume mundesi punesimi pasi do te jene te specializuar vetem per fushen perkatese.

1-Dy fjale per begraundin tuaj

Une mbarova doktoraten PhD ne fushen e informatikes dhe inxhinierise te kompjuterit ne universitetin Carnegie Mellon University ne Pitsburg. Me pas fillova pune si lsquoResearcher kerkues shkencor ne laboratorin e Mikrosoftit ne Kembrixh Angli.

2. Lidhja juaj me Shqiperine

Ne Tirane vij here pas here dhe ndjek me vemendje zhvillimet e fundit shkencore dhe mesimet qe behen ketu ne nivelin e universitetit. Ne Tirane linda edhe gjysmen e gjimnazit e bera ne Tirane tek shkolla Petro Nini.

3.Cfare pune beni

Ne pergjithesi ne merremi me pune shkencore afatgjate qe mund te komercializohet pas 10-15 vjeteve. Pra jemi nje pjese e vecante e kompanise qe ka si detyre te jete largpamese.

4.Cilat jane problemet kryesore ne informatike sot

Informatika ka shume probleme interesante te pazgjidhura akoma. P.sh. ne po perpiqemi te zhvillojme kompjutera qe te perdorin sa me pak energji qe te jete e mundur. Teorikisht kompjuterat nuk duhet te harxhojne me shume se 0.01 vat shume pak me shume se 0 vat. Praktikisht kompjuterat hardhojne me qindra vat dhe do te duhen edhe dhjetera vjet qe te ulet konsumimi i energjise.

5.Si i shikoni forcat dhe dobesite e studenteve ketu ne Shqiperi

Studentet ketu bejne shkolla te forta dhe nga ana teorike dhe matematikore jane me nivele te mira. Por nga ana praktike ka akoma shume pune per te bere. Informatika eshte fushe e gjere edhe teoria edhe praktika duhen.

6. Cilat klasa jane te rendesishme per nje student qe do te studioje informatike

Klasat baze sot kane te bejne shume me statistiken. Sipas Bill Gejtsit statistika eshte me e rendesishme sesa lsquoCalculus matematike e integrimeve dhe derivative per informatike. Lende te tjera te rendesishme baze jane Algoritmet. Po ashtu edhe themelet e Criptografise lidhur me sigurimin e kompjuterave. Lendet e programimit jane dytesore dhe nje student qe i ka mire bazat mund te mesoje lehte cdo gjuhe programimi.

7.Si e shikoni UMT-ne dhe a i pershtatet universiteteve moderne

Roli i UMT-se eshte per dhenien e bazave te informatikes dhe punesimin e studenteve.Pra ka rol teorik edhe praktik. Me nje ekzekutim te mire te programit kam pershtypjen se studentet do te perfitojne shume dhe do te kene kualifikimin me te cilin do te punesohen si brenda edhe jashte shtetit.

8- Sa mundesi punesimi kane studentet qe mbarojne studimet per informatike dhe konkretisht studentet e UMT-se

Kam besim se profesoret e zgjedhur do te bejne maksimumin per te miren e studenteve. Mundesite per punesimin e studenteve te forte te informatikes jane shume te medha ne pergjithesi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›