Nisin abuzimet me cmimin e gazit te lengshem
Tatimoret ne aksion gjoba dhe penalizime
Ne Durres qytetaret dhe subjektet e ndryshme tregtare kane denoncuar masivisht abuzimet me cmimin dhe sasine e shitjes se gazit te lengshem nga firmat dhe kompanite private. Kjo ka detyruar degen e Tatim-Taksave dhe Repartin e Zjarrfikeseve te nisin aksionin e tyre miks per te verifikuar denoncimet dhe masat e marra sipas ligjit nga firmat dhe kompanite e tregtimit te gazit. Ne Durres numerohen mbi 161 pika ku tregtohet gazi lengshem por sipas burimeve nga Tatim-Taksat vetem 50 per qind e tyre jane te ligjshme pra kane leje dhe licence legale per aktivitetin. Nga konstatimet e bera ne dy ditet e para te aksionit nga Tatimet ka rezultuar nje bombol gazi 10 apo 15 litershe qe shitet ne cdo dyqan lagje apo pike shumice ne kundershtim me ligjin duke mos perjashtuar edhe pasigurine pavaresisht rrezikut qe mbart ka mangesi ne cilesi dhe ne sasi cmimi rezulton te jete 30 per qind me i shtrenjte. Por ende nuk ka statistika se sa eshte sasia e gazit te lengshem qe konsumohet sa taksa vilen nga ky biznes dhe sa i sigurt eshte konsumatori. Duket se fillimi i nentorit ka shenuar edhe hapat e para te abuzimeve me cmimin dhe cilesine e gazit duke pare rritjen e kerkeses ne treg per kete mall. Kjo pasi me rritjen e kerkeses eshte rritur edhe cmimi dhe konkretisht nje bombol 15 litershe kushton deri ne 2000 leke 300 leke me shume se nje vit me pare nje bombol 10 litershe te cilat jane me te kerkuarat ne treg kushton jo me pak se 1300 leke. Duket se pavaresisht cmimeve cilesia dhe sasia e gazit kane pesuar deformime te dukshme kjo pasi nuk ka siguri se malli ka sasine e duhur dhe cilesine e deklaruar. Inspektori i Tatimeve Ilirian Dervishi ne grupin e kontrollit nga Tatim-Taksat tha shitja e bombolave te gazit ne dyqane dhe terrene te populluara dhe pika shumice me mallrat ushqimore eshte i kunderligjshem kemi gjetur magazina te mbushura me mallra ushqimore dhe qindra bombola gazi nje rrezik serioz per pallatet dhe lagjet. Situata eshte kaotike ne kete drejtim sepse qysh ne fillim depozitat e karburanteve dhe ato te gazit te lengshem jane ndertuar pa leje e pa asnje dokumentacion ligjor. Sipas ekipit te kontrollit ky lloj aktiviteti ka qene informal per vete specifiken qe mbart por pesha dhe kontrolli i sigurise i bombolave te gazit eshte pergjegjesi e Inspektorati te Eneve nen Presion dhe Peshematjes te cilet duhet te marrin pergjegjesine per cdo aksident te ndodhur. Ne fakt ky inspektorat ka pasur dy inspektore me detyre ne Durres por mesohet se jane transferuar ne Tirane. Ky inspektorat ka per detyre te kontrolloje depozitat dhe te gjitha enet qe permbajne gaz qe perfshijne depozitat mijera toneshe deri tek bombolat e thjeshta te gazit per sasine cilesine dhe sigurine para se te shkojne tek konsumatori. Pikat e tregtimit te karburanteve jane ndertuar ngjitur me blloqet e banimit e poshte pallateve kane ndertuar edhe depozitat. Tatimoret ia hedhin fajin pushtetit vendor bashkive dhe komunave te cilat kane dhene lejen e ndertimit per keto subjekte. Banoret ne Durres shprehen se duhet te kete sherbim te specializuar per gazin e lengshem.