E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi autizmi Fondacioni ben thirrje Kujdes nga femijet qe marrin leke

Abuzim ne emer te autizmit disa grupe vajzash trokasin prane familjeve ne zona te ndryshme ne Tirane dhe kerkojne para per femijet autik duke u prezantuar si perfaqesuese te Fondacionit Femijet Shqiptare dhe te Presidentes se tij Zj. Liri Berisha. Reagimi vjen nga Fondacioni Femijet Shqiptare ku sqarohet se keto veprime jane krejtesisht abuzive dhe keta individe nuk kane asnje lidhje me aktivitetin e Fondacionit Femijet Shqiptare. kerkojme prej strukturave perkatese qe kryesisht te hetojne keto veprime abuzive. Prej disa vitesh Fondacioni Femijet Shqiptare organizate jo-qeveritare e jo-fitimprurese dhe personalisht Zj. Berisha i kane dedikuar kohen dhe vemendjen maksimale femijeve me crregullime te spektrit autik dhe familjeve te tyre. Puna ka qene e perqendruar ne ndergjegjesimin e shoqerise shqiptare per keto crregullime dhe ne ofrimin e sherbimeve per femijet e familjet e tyre-thuhet ne deklaraten per shtyp te Fondacionit Femijet Shqiptare. Sakaq fondacioni bene te ditur se veprimtaria e tij eshte mbeshtetur fuqimisht nga donacionet direkte te biznesit shqiptar e atij te huaj si dhe nga shume organizata partnere

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›