E Shtunë, 31 Tetor 2026

Entela Sako kerkon deshmine e trashegimise

Entela Sako e njohur edhe si bashkëshortja e të ndjerit Admirim Sako, i vrarë mbrëmjen e 22 janarit në kryeqytet, dorëzon në Gjykatën e Tiranës një padi civile, duke kërkuar që të trashegoj ajo dhe djali i vetëm I tyre pronat dhe pasurit e të ndjerit. Edhe pse këto pronat janë të sekuestruara, nuk e ka ndaluar bashkëshorten e Admirimit t’i kërkoj Gjykatës lëshimin e dëshmisë së trashegimisë për të ndjerin e ekzekutuar me tre plumba. Padia tashmë ndodhet në duart e gjyqtarit Ridvan Hado, I cili pritet të caktoj datën e zhvillimit të seancës së parë gjyqësore. Admirim Sako nihej edhe si njeriu me i besuar dhe administrator i pronave të të ndjerit Elton Deliu i vrarë më 27 dhjetor të 2008 së bashku me nënën e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›