E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shi meteoresh ne Rusi deme materiale dhe dhjetera te lenduar

Qielli u ndriçua disa here ndërsa spektakli ka qene i garantuar. 
Banorët e Cheliabinskit, qytet në pjesën jugore të Uraleve ruse u bënë dëshmitarë të rënies se disa  meteorëve. Ato thanë se situata që u krijua në atë moment ishte e frikshme. "Toka dridhej, xhamat e dritareve u thyen dhe gurët që binin mbi makina ndezën alarmet",-tha njëri prej tyre. 
Shkëmbinjtë e hapësirës, që nisën të digjeshin me të rënë në kontakt me atmosferën, shkaktuan edhe dëme materiale ndërsa mediat vendase flasin për dhjetëra te lënduar. 
Pamjet e marra nga kamera amatore tregojnë meteorët te cilët mund te shiheshin me kilometra larg .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›