Skandali i mishit ne vendet e BE
Skandali i mishit në shtetet e BE i ka hequr licencën një kompanie franceze. Kompania Spanghero, ka mohuar akuzat duke thënë se ka mbajtur vetëm atë mish që ka besuar se është i lopës. Mishi ishte blerë nga Rumania dhe është shitur te kompani të tjera franceze.
"Ajo qe është e rëndësishme për qeverinë franceze është qe net e mbajnë transparencën e informacionit. Ne do te hetojmë për këtë tek kompanitë franceze. Jam shume i shqetësuar për konsumatoret ato duhet te kenë besim tek produktet qe blejnë”, u shpreh ministri francez për Çështje të Konsumatorit, Benoi Hamon.
Një ditë më parë, tre persona u arrestuan në Britani nën dyshimin për përfshirje në këtë skandal. Autoritetet britanike kanë thënë të enjten se, një sasi e mishit të kalit nga Britania e shitur nëpër Evropë, mund të ketë përmbajtje të një ilaçi të përdorur për të trajtuar kuaj të sëmurë.