Nusja vrau vjehrrën me vaj tënxehtë në vesh, kishin zënka
PESHKOPI - Ekspertët nuk e kanë dërguar trupin e të moshuarës në morg, pasi nuk janë lejuar nga djali i tretë i saj. Naime Skuka u u vra me vaj të nxehtë në vesh nga nusja e saj, Xhemile Skuka, 30 vjeçe.
Djali nuk ka pranuar, ndërsa janë detyruar mjekët të shikojnë kufomën në vendin ku ajo u nxorr nga gropa e future nga e reja. Ndërkohë, dy djemtë e saj që ndodheshin në Greqi, bashkëshortët e autores dhe kunatës, janë nisur dje nga shteti Helen, për të kryer ceremoninë mortore së nënës së tyre. Ata kanë mbërritur në shtëpi, dje në mbrëmje.
Në fshat tregonin, se dy nuset kishin zënka me vjehrrën e tyre. Ato ishin nuset e dyta për të, pasi djemtë e saj, ishin të divorcuar një herë.
KRIMI U ZBULUA DJE
Vaj të nxehtë në vesh dhe më pas e ka groposur në kasollen e bagëtive. Ky ka qenë ky skenari I një tjetër krimi të zbuluar në familje, ku nuset në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë vrarë dhe më pas e kanë varrosur vjehrrën e tyre Naime Skuka, 67 vjeçe për të humbur gjurmët e krimit. Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ka ndodhur në fshatin Opesh të Peshkopisë dhe dyshohet se krimi ka ndodhur që prej të martës së kaluar.
Sipas policisë ka qenë nusja e shtëpisë, Xhemile Skuka, 30 vjeç, ajo që ka vrarë 67-vjeçaren dhe më pas me ndihmën e kunatës së saj e kanë varrosur në kasollen e bagëtive në një gropë rreth 1 metër e gjysmë. Të tronditur nga ky lajm, vëllai dhe motra e Naime Sukës tregojnë për televizionin A1 REPORT! momentin kur morën lajmin e hidhur. Ata tregojnë se mes nuseve dhe vjehrrës kishte vazhdimisht konflikte, ndërsa i bëjnë apel instancave shtetërore që të zbardhe sa më parë këtë krim.
Sipas policisë 30-vjeçarja është vetëdorëzuar në polici ku ka bërë edhe kallëzimin e krimit. Ngjarja ka ndodhur në kushtet kur djemtë e viktimës, njëkohësisht edhe bashkëshortët e nuseve ishin në emigracion, në Greqi. Ende nuk është konfirmuar nga policia, por mendohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga gropa e hapur në kasollen e bagëtive.
Pas ekspertizës mjeko ligjore u konfirmua se e moshuara është vrarë me vaj të nxehtë në vesh, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)