Enti Rregullator inspekton Fierzën
Enti Rregullator i Energjisë ka kryer disa ditë më parë një inspektim në HEC-in e Fierzës për t’u njohur më nga afër mbi ecurinë e punës në këtë objekt, sidomos në lidhje me efektivitetin e investimeve të kryera në vitet e fundit për rehabilitimin e pajisjeve elektromekanike të këtij centrali. Në vizitë morën pjesë drejtuesit më të lartë të ERE-s dhe HEC-it të Fierzës dhe objekt diskutimi ishte periudha e muajve të parë të vitit 2010, ku prurjet në lumin Drin ishin shumë të larta, si dhe me situatën aktuale hidroenergjike në këtë HEC. Nga ana e drejtueseve të HEC-it Fierzë, u ngrit si shqetësim për një zgjidhje më të mirë për evadimin e prurjeve të mëdha, veçanërisht nevoja për investime në urën pranë centralit në momentet e shkarkimit të plotave të mëdha që ky HEC u detyrua të bëjë gjatë muajve të parë të vitit 2010. “Ne i garantuam drejtuesit e këtij HEC-i se nga ana e ERE-s do të shqyrtohet me kompetencë dhe korrektesë çdo investim i nevojshëm që do të propozohet nga ana e KESH-it për vitet në vazhdim, sidomos lidhur me sigurinë e digave, duke reflektuar kostot e këtyre investimeve eventuale ne tarifat e gjenerimit sipas metodologjive përkatëse”, deklaroi zyrtarisht ERE.
#