E Diel, 1 Nëntor 2026

Enti i Statistikave: Kosova, 2,1 milione banore

Ne Republiken e Kosoves jetojne aktualisht 2,1 milione banore, prej te cileve 92 per qind shqiptare, dhe 8 per qind pjesetare te grupeve tjera etnike. Te dhenat u publikuan dje nga Enti i Statistikave te Kosoves permes nje raporti, i cili sakteson se, “megjithate Kosova ende nuk ka bere regjistrimin e popullsise per te ditur sakte sa banore ka”. Por ne raportin e Entit te Statistikave, "Kosova ne shifra 2007" thuhet se te dhenat jane ne perputhje me standardet nderkombetare te statistikave dhe te Eurostatit.

Raporti perfshin ceshtjet socio ekonomike, demografike, bujqesore per vitin 2007. Ne te gjithashtu perfshihen edhe te dhena per te punesuarit, te papunet, pagat, ecurite e cmimeve, informacione per fushen e arsimit, shendetesise, kultures etj. Sipas ketyre te dhenave, 33 per qind te popullsise e perben grupmosha prej 0 deri ne 14 vjec, 61 per qind prej 15 deri ne 64 vjec, kurse 6 per qind e popullates eshte mbi 65 vjec.

Per shkallen e papunesise thuhet se rreth 45 per qind e popullates ne moshe pune eshte e papunesuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›