E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, shperfillje totale zgjedhjeve serbe

Kuvendi i Kosoves nuk do te marre qendrim dhe madje as nuk do te debatoje fare lidhur me organizimin e zgjedhjeve te Serbise ne Kosove ne seancen e radhes, e cila do te mbahet me 29 prill. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha dje se Kryesise se Kuvendit nuk i ka arritur asnje kerkese per te diskutuar apo per te marre nje qendrim politik lidhur me keto zgjedhje: "Ne nuk administrojme fjale, por shkresa. Shkresa nuk kemi pasur per dicka te tille, kerkesa behet me shkrim dhe ne jemi te obliguar si kryesi ta futim ne rend te dites", ka thene Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit te Kosoves. Nga kjo pergjigje e Kryeparlamentarit Krasniqi merret vesh se kjo ceshtje eshte harruar madje dhe nga vete deputetet e Kuvendit te Kosoves. Nje pjese e tyre kishin kerkuar ne seancen e 17 prillit qe te diskutohet dhe te merrej qendrim lidhur me zgjedhjet e Serbise ne Kosove, si ato parlamentare ashtu edhe ato lokale. Ne ate seance, disa ligjvenes paten kerkuar te nxirrej nje rezolute, qe do ta shprehte qarte qendrimin kunder mbajtjes se ketyre zgjedhjeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›