E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pas deshmise ne Kongres, do pyesim Efraim Diverolin”

Grupi hetimor, i cili po heton tragjedine e Gerdecit, ka nje tjeter interes ne lidhje me deshmine e Efraim Diverolit, pronarit te AEY, sesa deklaratat qe ai pritet te jape ne Kongresin amerikan per tregtine e armeve dhe kontraten me Pentagonin per blerjen e 100 milione fishekeve. Burime nga grupi hetimor kane bere te ditur se edhe mund te mos u hyjne ne pune fare deshmite e tij ne Kongres, pasi hetimet qe po behen ne vendin tone nuk kane lidhje me ato qe po investigon SHBA per aktivitetin e biznesmenit 22-vjecar. Burime nga grupi hetimor bene te ditur se grupi i hetimit do te shikoje te gjitha detajet qe ky i fundit do te jape perpara kongresit, por mund edhe te mos gjeje te dhena ne lidhje me hetimet dhe pistat qe keta te fundit kane ngritur mbi tragjedine e Gerdecit. Mesohet se pasi te jete vene ne dispozicion informacioni nga ana e Kongresit, te dhenat per te cilat interesohet Prokuroria e Pergjithshme per dosjen, do te merren ne nje rruge tjeter. Te pyetur per rruget qe do te ndiqen, zyrtare te akuzes thane per gazeten “KJ” diten e djeshme se jane dy mundesite e zgjidhjes. “Ose Efraim Diveroli do te vije per te dhene shpjegime ne vendin tone, ose nje pjese e grupit hetimor duhet te shkoje ne SHBA per ta marre ne pyetje”. Presidenti 22 vjecar i firmes AEY, i cili ka furnizuar ushtrine amerikane ne Afganistan me armet e vendit tone, nje vit me pare ka bere nje bisede me kolegun e tij Kosta Trebicka ne lidhje me tregtine e armeve dhe perfshirjen e personave ne nje trafik te mundshem armesh. Ne kete bisede, kaseta e se ciles eshte e sekuestruar nga Prokuroria e Pergjithshme, permendet edhe largimi i Trebickes si nenkontraktor i paketimit gjate momentit te demontimit te fishekeve dhe predhave ne fabrike te Gerdecit, perfshirja ne kete biznes e Mihal Delijorgjit, nje prej te arrestuarve pas tragjedise ku humben jeten 26 persona dhe mbeten te plagosur 300 te tjere. Nderkohe qe grupi hetimor, i cili eshte ne pritje te materialeve te Kongresit amerikan do te vendose se cilat do te jene edhe enigmat e ceshtjes per te cilat duhet te jape shpjegime Efraim Diveroli. Ky i fundit do te merret ne pyetje ne cilesine e personit qe ka dijeni ne lidhje me ngjarjen. Dy jave me pare Prokuroria e Pergjithshme per dy dite me radhe ka marre ne pyetje Kosta Trebicken ne lidhje me pergjimin qe ky i fundit ka bere vitin e kaluar, ndersa i eshte derguar nje kerkese zyrtare Ambasades Amerikane ku kerkohet procesverbali i marrjes ne pyetje te Diverolit ne Kongres. Nje tjeter biznesmen amerikan, qe pritet te thirret per deshmi eshte edhe Patrick Henry, pronari i firmes se demontimit SAC, qe bashkepunonte me “Alba Demil” ne Gerdec.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›