Rrembimi i Remziut, zgjidhet gjyqtari
Rrembimi dhe me pas zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, 13 vjet me pare, do te gjykohet nga gjyqtari Xhelal Elezi. Dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte hedhur edhe shorti elektronik ne lidhje me dosjen e dorezuar disa dite me pare ne kete institucion nga Prokuroria. Arsyet e rrembimit te biznesmenit, te cilat nuk jane bere te ditura deri me sot, si dhe provat e organit te akuzes per kater te pandehurit, ish-SHIK-as, qe gjykohen ne gjendje te lire, pritet te behen te ditura ne seancat gjyqesore, te cilat do te nisin ne ditet ne vazhdim. Deshmitaret kryesore te procesit jane Ziso Kristopuli e Avdyl Loshaj, por nuk do te mungojne as ish-drejtues te SHIK, qe kishin nen varesi te akuzuarit Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi e Budion Mece.
R.C
R.C