Entuziazëm në natën e parë të Tirana jazz
Është pritur me entuziazëm nata e parë e festivalit ndërkombëtar të muzikës jazz në kryeqytet. Grupet që kanë startuar këtë event kanë qenë trio- çeke, gjermane , italiane dhe hollandeze. Banda Vinorosso ka sjellë një harmoni tingujsh, falë edhe ndërthurjes me muzikën klasike të perëndimit. Kjo për arsye së instrumentet që përdorën janë klasike si piano, violin, viole, bas, flasut, oboe, trompe, klarinetë etj dhe në të njëjtën kohë edhe instrumente folk si mandolinë, domra, darbuka.
Ondrej Stveracek -Trio-çeke ka përcjellë tinguj vibrues fantastik dhe një zhdërvjelltësi mahnitëse midis 24 instrumentave.
Trio-Colijn Buis kuartiteti Italian ka sjellë nota të paharrueshme për fansat e muzikës jazz. Diversiteti i grupeve pjesmarrës ishte mjaft i larmishëm duke filluar nga tendencat e veçanta të zhvillimit të muzikës jazz në Evropë deri tek tendencat e kësaj muzike në Shqipëri dhe Kosovë . Koncerti vazhdon edhe në datat 19 dhe 20 korrik ku do të performojnë të tjera grupe nga Zvicra, Franca, Kosova dhe Shqipëria e përfaqësuar nga Gent Rushi dhe Rona Nishliu.
Gjithashtu festivali jazz në datat 20 21 dhe 22 korrik do të prek edhe qytete të tjera si Durrësi dhe Shkodra.