E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ati merr hakun e djalit 9-vjeçar, vret babain e autorëve të krimit

Vritet për gjakmarrje Mark Shkreta,babai i Altin dhe Vladimir Shkretës,të cilët vetëm pak kohë më parë në Mamurras kanë vrarë për të njëjtin motiv 9- vjeçarin I.Llani dhe plagosën xhaxhain e tij 62-vjeçarin Muharrem Llani.

Vrasja e Mark Shkretës ka ndodhur në rrugën Hoxha Tahsim, rreth orës 5 e 50 minuta të mëngjesit. 70-vjeçari Shkreta është qëlluar me dy plumba, ndërsa autori i krimit mendohet të jetë babai i vogëlushit 9-vjeçar, Jetmir Llani i cili është larguar mënjëherë nga vendngjarja.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje duke u vënë në kërkim të autorit dhe mjetit më të cilin ai ka lëvizur, por ende deri më tani nuk është bërë kapja e tij.
 

Kjo ngjarje e ka zanafillën e saj në një konflikt të vjetër midis dy familjeve,e cila kulmoi me datë 5 qershor,ku në një pritë që iu bë familjes Llani mbeti i vdekur vogëlushi 9-vjeçar, por objektivi i sulmit ishte xhaxhai i fëmijës, i cili fatmirësisht i shpëtoi plumbave të breshërisë së kallashnikovit.

Ndërkohë po atë ditë policia bëri të mundur ndalimin dhe arrestimin e njërit prej vëllezrveVladimir Shkreta ,i cili në deklaratën e parë tha se 9-vjeçari u vra gabimisht dhe vetëm një muaj më vonë u bë dhe arrestimi i Altin Shkretës në aksin rrugor Fush Krujë-Laç. Ndërsa për të dy autorët gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›