E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto në Prishtinë

 Konferenca organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Evropian për Punët e Jashtme, me përkrahjen e Këshillit Britanik dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Në këtë konferencë ministri Haxhinasto do të mbajë një fjalim lidhur me sfidat e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE dhe realitetin e ri që ka sjellë pavarësia e Kosovës në stabilitetin rajonal. Të pranishëm në këtë konferencë janë ministrat e Jashtëm të Turqisë, Bullgarisë, Malit të zi, Maqedonisë, Kosovës etj, ish-ministra të jashtëm, studiues për çështjet e Ballkanit në institute, universitete dhe OJQ nga Britania, Gjermania, Rusia (Akademia e Shkencave) Hungaria, Serbia, Turqia, Shqipëria, Serbia, përfaqësues të BERD, gazetarë etj. /Start/

                                                                                             2011-11-18 10:36
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›