E Diel, 1 Nëntor 2026

Femijet e emigranteve shqiptare ne Greqi mesojne gjuhen shqipe me te gjitha te drejtat

Ne vitet e kaluara shume prej femijeve shqiptare e kane pasur problem mesimin e gjuhes shqipe sidomos gramatiken e saj por tani me hapjen e shume shkollave shqipe femijet frekuentojne si shkollat greke po ashtu edhe shkollat shqipe.

Ne oborret e shkollave fillore ne Shqiperi shume femije te sapoardhur per shkak te gjendjes se rende ekonomike ne Greqi qendrojne pa qene ne gjendje per te luajtur me bashkemoshataret e tyre. Qindra kilometra larg ne Athine nje grup femijesh emigrante te brezit te dyte mbushin cdo te diel nje pallat ne lagjen Kipseli te Athines. Ne afersi te sheshit Viktoria nje kurs per mesimin e kompjuterave transformohet cdo fundjave ne nje shkolle per mesimin e gjuhes shqipe ku gjithnje e me shume familje dergojne femijet e tyre per te qene te pergatitur ne nje kthim te mundshem ne atdhe. Kemi filluar mesimin e gjuhes shqipe ne vitin 2006 - shpjegon nga perfaqesuesit e komunitetit shqiptar ne Greqi. Ai ne vitin 2003 themeloi nje kurs per mesimin e kompjuterit dhe te anglishtes. Ne i ofrojme mesimet edhe ne shqip ne menyre qe tu japim mundesine bashkatdhetareve tane per te permiresuar aftesite e tyre profesionale. Ideja gjeti terren pjellor. Atehere kuptova boshllekun ekzistues ne mesimin e gjuhes shqipe - thote Lefter Koka i cili eshte nderuar nga Bashkia e Athines dhe Dhoma e Tregtise ne vitin 2009 si nje biznesmen emigrant me veprimtari sociale.

Femijet dhe shkolla

Ne fillim ishin 25 nxenes ndersa tani jane arritur ne 150 nxenes dhe 8 mesuese vullnetare. Shkolla te ngjashme funksionojne edhe ne Selanik Lamia Korinth Pater Volo Janica Kalambaka dhe Thiva. Kthimi ne gjuhen e origjines ka shume interpretime. Arsyet jane kryesisht emocionale sepse gjuha eshte ure lidhese me familjen e mbetur ne Shqiperi - thote drejtori i shkolles shqiptare te Athines. Ne shume familje gjuha vazhdon te flitet por ne disa familje te tjera shqipja ka vite qe ka heshtur. Shume prinder edhe pse nuk dine mire greqisht vendosen te flasin greqisht ne shtepi duke degraduar ne kete menyre imazhin e tyre ne syte e femijeve te vegjel pasi fjalori i tyre eshte i dobet dhe veshtiresite e shprehjes ne gjuhen greke jane te shumta. Natyrisht kriza ekonomike qe goditi kryesisht emigrantet kontribuon ne menyre vendimtare per te rritur regjistrimet. Disa prinder na tregojne ne menyre direkte se po pergatiten per te lene se shpejti Greqine ndersa disa te tjere pergatiten per te bere nje levizje te tille ne te ardhme megjithate askush nuk kthehet me gezim. Djali im i madh eshte student ne Universitetin e Pireut dhe ishte nder studentet e pare te shkolles djalin e vogel e solli ne shkollen shqiptare me heret per te mos humbur kohe - thote nje nga emigrantet. Vasili i cili punon si punetor privat por qe tashme ka frike se se shpejti do te jete i papune pret djalin e tij te dale nga kursi. Stafi mesimor i shkolles shqipe perbehet nga gra qe ne Shqiperi ishin mesuese por qe ne Greqi punojne ne sektore te tjere. Loreta e cila ka marre klasen e dyte punon ne nje embeltore ndersa mesuesja e klases se trete Mimoza punon si babysitter. Te dyja mesueset tregojne se qe te dy gjuhet kane shume gjera te perbashketa. Ka shume fjale te perbashketa kemi edhe ne gjini dhe lakim - thone mesueset shprehimisht.

Marre nga gazeta greke Kathimerini

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›