E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembim zjarri ne kufirin greko-shqiptar

Ne kufirin greko-shqiptar gjate mesnates ka ndodhur nje shkembim zjarri mes trafikanteve te droges dhe policise greke. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur peshkimi i grekut. Sipas burimeve te policise mesohet se tre persona te cilet dyshohen se jane shqiptare posedonin 337 kilograme kanabis. Sipas policise greke nje patrulle policore e rojes kufitare greke tentoi te kontrollonte 9 thase te fshehur ne plazhin Loridha ne zonen kufitare qe ndan te dy vendet. Pikerisht ky veprim i policise ka sjell edhe shkembime me arme zjarri mes poseduesve te droges dhe forcave te policise te cilet iu kunderpergjigjen. Mesohet se fatmiresisht nuk ka pasur viktima ndersa tre shqiptaret jane larguar ne brendesi te tokes shqiptare. Nderkohe ne vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhjetera gezhoja kallashnikovi dhe pistolete nderkohe per kete ngjarje do te informohen edhe autoritetet e policise shqiptare per te bere te mundur identifikimin e trafikanteve dhe arrestimin e tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›